Aktori i njohur shqiptar, Arben Derhemi ka reaguar ashpër ndaj Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Derheni ka kritikuar ashpër Kumbaron për mosmbështetje ndaj teatrit duke thënë hapur se ministrja s’ka bërë asgjë. Sipas aktorit Kumbaro as ka luajtur gishtin për teatrin në përgjithësi dhe u vu prapë ministre.
“Punojmë edhe kalisim durimin si në teatër ku s’ka salla, ku s’ka të ardhura, ku s’ka asgjë tjetër. Problemi është se gjithçka shkon në vesh të shurdhët. Dhe unë nuk e di se ç’duhet të bej më. Përderisa një ministre që rri 4 vjet, mbas 4 vjetësh që nuk ka bërë asgjë, po kur them asgjë, as s’ka luajtur gishtin për teatrin në përgjithësi, vjen dhe vihet prap ministre nuk ka kuptim të diskutoj më unë. Një njeri që nuk ka bërë asgjë për teatrin, njeri i cili nuk ka bërë asgjë për statusin e aktorit, nuk ka bërë asgjë për të ardhurat tona, ne jemi 3 herë më keq se 5 vjet më parë”, thotë për shqiptarja.com. (J.V/Faxweb)