Aktori shqiptar Marin Orhanasi i ka bërë një dedikim të bukur bashkëshortes së tij, me të cilën ka 18 vite që është njohur dhe që tashmë jetojnë bashkë. Ai ka bërë një urim të veçantë asaj pëe ditëlindje.
Për njeriun e tij të jetës, Dorinën, Marinin që ka lënë mënjanë krenarinë e një mashkulli dhe ka shprehur në publik dashurinë për personin që po kalon jetën.
“EDHE 100 Shtojzovallja ime. Do deshiroja tè shkruaja shumè per ty, por pèr 18 vitet qè kemi bashkè e kam te pamundur. Sepse do me duhej te rrija 180 vite vetèm per tè pèrshkruar se sa te dua. Plus qe duhet tè iki ne punè. Kemi kaluar gjithçka bashkè e shumè do kalojmè. Tè kam patur e tè kam, atè pèr tè cilèn i jam lutur Zotit nè èndèrrat e mia. Akoma habitem se si Zoti mè solli…TY. Je ti ajo qè mè mban gjallè buzèqeshjen. Je ti ajo qè ma ndrydh zemèrimin. Qè mè bèn tè qaj nga tè qeshurat. Je ti ajo qè mè dhurove eliksirin e pèrrallès tonè, MAIDIN. Je ti ajo qè mè thua: “Na 5 mijè lekè, prishi me shokèt dhe kthe kusurin”. Thjeshtè ty nuk mundem tè t’rezistoj. Tè shkruaj per ty e tè tè dua, èshtè sa njè kokèrr rère ne mes tè shkretètirès. Kaq pak. Ti je e pakrahasueshme o kolibri im. Faleminderit qè mè bèn tè rilind çdo çast brenda teje. ps: Mos u tèrbo sot è…100 mijè lekè kam me vete”, shkuan ai në facebook mbi foton ku shfaqen së bashku. (J.V/Shuplaka)