Është bërë këtë vit pjesë e aktorëve të humorit në Portokalli dhe menjëherë e ka fituar simpatinë e publikut edhe pse mjaft i ri në moshë.
Është fjala për Olsi Bylykun ose i njohur ndryshe si kimikati. Ai feston sot ditëlindjen e tij të 19-të.
Kaq i ri dhe ka arritur të hedh hapa të rëndëishëm në karrierë. Në këtë ditë të shënuar për të nuk kanë munguar as urimet e kolegëve, dhe një prej tyre është edhe Bes Kallaku.
‘’Kimikati boni 19. Olsi Bylyku tu realizofshin ëndrrat që ke pas edhe ata që ke, Zotin paç në krah në çdo hap dhe sukses o lkur… Gëzuar Baftjar’’, shkruan Besi në urimin e tij.
E duke qenë se nisjen e ka të mbarë padyshim që Olsi do të ketë një rrugë të gjatë përpara. (E.K/SHUPLAKA)