Albano Bogdo është një nga aktorët e humorit që ka vjedhur zemrat e publikut.
Por ndonëse karriera duket të ecë mirë, gjërat në jetën personale të Albano Bogdos nuk kanë shkuar aspak mbarë dhe këtë ai e ka rrëfyer mëngjesin e sotëm në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”.
“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar.
Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar.”-është shprehur aktori i humorit, i cili deklaroi më tej se prej këtij problemi ai ishte ndarë dhe nga e fejuara.
Megjithatë, siç u shpreh Bogdo, që prej qershorit të 2016-ës, ai nuk ka konsumuar më alkool dhe për përmirësimin e tij, ai ka falendruar publikisht edhe mjekët që e trajtojnë. Aktori i njohur u shpreh se shkak për gjendjen e tij ishte bërë fama.
(E.K/FAXWEB)