16:05 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aktori shqiptar vetëofrohet si vullnetar në luftën ndaj pandemisë: As si infermier e as si mjek por jam i aftë të ngas makinën

15:41 | 28/03/2020
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aktori shqiptar vetëofrohet si vullnetar në luftën ndaj pandemisë: As si infermier e as si mjek por jam i aftë të ngas makinën

Aktori i njohur shqiptar Gent Hazizi është vetëofruar si vullnetar në luftën kundër COVID-19, për t’iu bashkuar të gjithë atyre personave që po ndihmojnë personat në nevojë gjatë kësaj periudhe.

Në një njoftim në Instagram, ai shkruan se nuk ka aftësitë e një mjeku apo infermieri, por di të ngasë makinën dhe mund të shërbejë si shofer apo në shpërndarjen e ndihmave për të moshuarit.

Genti i bën thirrje kryeministrit dhe kreut të Bashkisë së Tiranës ta marrin në konsideratë kërkesën e tij, pasi dëshiron të punojë vullnetarisht pa asnjë pagesë.

Postimi i plotë

“Me këtë foto të patentes sime po i drejtohem Autoriteteve! Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve. Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirenjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare! Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen.

Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena! Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte: Artisto bravo, nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate!

Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote: Artisto kena pune per ty si shofer ambulance,duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke! Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!”, shkruan Genti.

 

Etiketa: gent hazizi
Pas

Eksperti i shëndetit: Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush

Para

“Më vjen turp që jam qytetare e shtetit që drejtohet nga Rama”, paralajmërimi i frikshëm i kryebashkiakes Ademi: Njerëzit mund të tubojnë nga varfëria në rrugë

Para
“Më vjen turp që jam qytetare e shtetit që drejtohet nga Rama”, paralajmërimi i frikshëm i kryebashkiakes Ademi: Njerëzit mund të tubojnë nga varfëria në rrugë

"Më vjen turp që jam qytetare e shtetit që drejtohet nga Rama", paralajmërimi i frikshëm i kryebashkiakes Ademi: Njerëzit mund të tubojnë nga varfëria në rrugë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet penalisht pronari i fabrikës së përpunimit të peshkut.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.