Aktori i humorit, Julian Deda, ka ironizuar me situatën politike në vend, pasi Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi u betua sot para noteres.
Në facebook, pasi ka postuar një foto përballë një noterie, Deda shkruan me ironi se vendosi të betohet për anëtar të Gjykatës së Lartë, “pasi në Kushtetuese nuk ka më vende bosh”.
Postimi i plotë:
Me uroni fat. Meqe per Gjykaten Kushtetuese nuk ka me vende bosh, vendosa te betohem per anetar te Gjykates se Larte.
Ju kerkoj ndjese per veshjen time me tuta por meqe kalova andej thashe ta mbaroj si pune tek noterja pa shqetesuar Presidentin. Betohem se do sherbej me ndershmeri.