Aktori i njohur në Kosovë, Çun Lajçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen e tij për shkak se sipas asaj që shkruan ai presidenti Thaçi ka për t’i djegur si Kadri Veselin ashtu dhe Ramush Haradinajn, për t’u kthyer vetë si sultan.
Sipas tij Thaçi me këtë do t’u tregojë se sa të vegjël dhe të padijshëm janë Haradinaj dhe Veseli para tij.
Ndërsa edhe për Pacollin konsideron se po i nënshtrohet Thaçit, ndërkohë që I bën thirrje të mbështesë Haradinajn. Çun Lajçi është shfaqur mjaft aktiv kohët e fundit në rrjetet sociale në mbështetje të Haradinajt, i cili sipas tij është zgjedhja më e mirë për kryeministër.
POSTIMI I PLOTË:
E dhimbshme
Thaçi do t’i djeg si bykun, Kadrinë e Ramushin, që t’kthehet si Sulltan me ju tregue se sa të vegjël e t’padishem janë!
Gjynah.
Po Ky Pacolli çka ka që i nenshtrohet Thaçit.
A pak e rjepi kur e bani President të rrejshëm që tani bahet lodër e tij dhe s’guxon me votue Ramushin?
Behgjet,
Ik të Ramushi, sa nuk të ka përcëllua krejt,
E din Ti fort mirë!!!
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post