02:19 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aktorja e humorit tregon sesi mundi të mposhte mbipeshën dhe problemet me alkoolin

07:30 | 15/03/2017
në Aktualitet, ShowBiz, Te Gjitha
0
Aktorja e humorit tregon sesi mundi të mposhte mbipeshën dhe problemet me alkoolin

Rudina Dembacaj ka qenë dikur 89 kilogramë.Duket e pabesueshme, por aktorja e njohur e humorit nuk ka qenë gjithmonë kaq elegante sa ç’e shikojmë tani. Në dhjetor, ajo solli në jetë Viktorian, fëmija i parë për të. Por edhe pasi u bë nënë, Dembacaj është përsëri në formë

Sot e ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Rudina tregoi historinë e saj të veçantë të dobësimit, me një vullnet të hekurt. Ajo tregoi se nuk shkoi në ndonjë dietolog; zgjodhi të bëhej vetë “doktor i vetes” dhe të merrte të gjitha informacionet e duhura për kaloritë dhe vlerat ushqimore që përmbajnë ushqimet, për t’i konsumuar në sasitë e duhura.

Rënia në peshë qe shumë graduale. Rudina Dembacaj tregoi se ka humbur 35 kilogramë për 3 vjet, duke u shndërruar ngadalë në sytë e të gjithëve që e njihnin, ata që më parë i thonin shpesh se duhej të binte në peshë patjetër.

Aktorja e njohur e spektakleve të humorit më parë jetonte në Shkodër, ku siç tregoi, kishte një traditë bashkë me xhaxhain, që pinin bashkë raki. Alkooli siç dihet është një ndër shkaktarët e mbipeshës, ndaj Rudina vendosi ta eliminonte.

Ajo gjithashtu tregoi se mban një regjim të rregullt, dhe se është ushtruar në palestër për të ardhur në peshën ideale.

 

Etiketa: aktorjarenie ne pesherudina dembacaj
Pas

Fajësoi Holandën për “Srebrenicën”, kryeministri holandez: Erdogan, deklaratë të çmendur

Para

Dy penallti në dy ndeshje, kush është heroi i Leicesterit (VIDEO)

Para
Dy penallti në dy ndeshje, kush është heroi i Leicesterit (VIDEO)

Dy penallti në dy ndeshje, kush është heroi i Leicesterit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.