Sharon Stone është gati për publikimin e librit të saj biografik të quajtur “The Beauty of Living Twice” ku tregon disa nga historitë e saj personale.
Gjatë një interviste radiofonike, ylli i “Basic Instinct” tregoi se si vite më parë ishte goditur nga rrufeja, në shtëpinë e saj.
“Unë po hekurosja një mbrëmje ndërkohë që moti ishte shumë i keq. Në prag të shtëpisë kisha një pus dhe po mbushja hekurin me ujë. Njërën dorë e kisha në rubinet, tjetrën mbi hekur dhe pusi u godit nga një rrufe që më kapi nëpërmjet ujit” -tha ajo.
Goditja e madhe e rrëzoi përtokë 62-vjeçaren dhe e çoi nga dhoma në kuzhinë ku më pas humbi ndjenjat.(M.H/Faxweb.al)