Aktorja e njohur Julia Roberts ka treguar për jetën e saj në revistën Madame/ Le Figuro. Si u bë e njohur, ç’mendon partnere Richard Gere, George Clooney, si edhe për filmin më të ri, ‘Ëonder’, mbështetur mbi një roman me të njëjtin titull i cili gjendet edhe në gjuhën shqipe.
Ndër të tjerash në këtë intervistë ajo thotë se nuk bën gjë tjetër veçse lan, gatuan e qep. Familja për aktoren është shumë e rëndësishme për këtë arsye ajo ka zgjedhur që të mos luajë në shumë role, veçse në një film në vit.
Intervista e plotë:
-Pas debutimit tuaj të vërtetë në “Mystic Pizza” (1988), ju nuk u kthyet në më shumë se një film në vit. Përse?
Mund të kisha luajtur në më shumë, por unë e kam privilegjin të kem një jetë familjare dhe e kam për kënaqësi të kujdesem për të. Përpos kësaj, mes dy filmave, kam nevojë për kohë të lirë, për të dëgjuar muzikë, për të bërë shëtitje, për të qenë pjesë e jetës reale. Kam nevojë për qetësi. Është mënyra ime për të zhvilluar krijimtarinë time dhe për t’u rigjeneruar. Do të më ishte e pamundur të bëja filma në zinxhir. -Po ashtu, ju keni edhe një përgjegjësi përballë publikut që ndjek çdo dalje tuajën…
Është një mënyrë për ta marrë punën time shumë seriozisht dhe për ta respektuar. Kam nevojë për këto momente tërheqjeje dhe pushimi me familjen për të mbledhur veten. Mendoj që aftësitë e mia për të krijuar një personazh janë në proporcion me kohën e kaluar për t’u karikuar.
-Si i zgjidhni filmat tuaj?
Nuk e kam thënë që i zgjedh. Në idenë e zgjedhjes ka një lloj nacionaliteti. Të zgjedhësh është të reflektosh, llogarisësh, të bësh një parashikim mbi të ardhmen, të mendosh për avancimin e karrierës. Arsyeja nuk është në llojin tim. Motorët e mi ecin më shumë me instinkt. Për fat të mirë, sepse ka filma që nuk do të doja kurrë t’u kthehesha.
-Cilit për shembull?
“Pretty Woman” me Richard Gere… Tek e fundit, të luaje rolin e një “call-girl” që del në rrugë, mund të më kishte frenuar, sidomos që asokohe kisha frikë se mos shokoja time më. Por ai film pati një sukses tronditës.
-Çfarë është më e rëndësishme për ju: personazhi që mishëroni, regjisori që ju drejton, apo aktorët që ju hedhin frazën?
Regjisori. Puna ime është së pari një punë interpretimi. Nuk jam veçse një aktore. Nëse një regjisor shpreh dëshirën për të më angazhuar në një projekt, ai e ka imagjinuar tashmë që unë mund të jem një interpretuese e mirë. Asnjëherë nuk do të më vijë ideja të thërras dikë e t’i them të ndërtojë një histori rreth meje. Por më ka ndodhur me “Wonder” të Stephen Chbosky, filmi im i ardhshëm, i mbështetur mbi romanin e Steve Conrad. E lexova këtë libër përpara se t’ua jepja fëmijëve të mi dhe u përfshiva aq shumë nga subjekti, saqë mendova se nëse ai do të adaptohej në një film, do të doja absolutisht të isha në të. Është historia e hyrjes në shkollë të një fëmije me fytyrë të deformuar, vështrimet e shokëve të tij dhe të mësuesve mbi të. Është një histori shumë e bukur mbi empatinë dhe të ndryshmen.
-Ju pëlqejnë filmat me mesazhe?
Preferoj që filmat të mos jenë shumë të shkallës së parë, që spektatori ta marrë filmin ashtu si t’i vijë. Por është e vërtetë që filmi mund të jetë dhe thjesht një argëtim, duke e parë si një histori të bukur. Po ashtu, është e vërtetë që, për shembull “Erin Brockovich” ishte një film i angazhuar, që tregonte betejën e një gruaje kundër një kompanie të madhe energjetike, që ndoste ujin e lumit, duke helmuar banorët. Ishte historia, por sidomos dëshira për të punuar me Steven Soderbergh, që kishte fituar çmimin “Oscar”, ishte vendimtare. “Çështja Pelikan” e vendoste personazhin tim në mes të drejtësisë amerikane, jo gjithmonë në mënyrë të qartë. Por përtej skenarit, e kisha të pamundur të mos punoja me Alan J. Pakula, realizuesin e “Klute”, “Shtëpia e Presidentit” dhe “Zgjedhjet e Sophie”. Sa i takon “Money Monster”, subjekti i filmit më joshi që në fillim. Por mbi të gjitha kam pranuar sepse Jodie Foster, që unë e adhuroj, do të ishte realizuese dhe se do të kisha për partner George Clooney, mikun, vëllain dhe producentin tim.
-Çfarë është bukuria për ju?
-Ka mënyra të ndryshme për të qenë e bukur. Por, në përgjithësi, kur njerëzit janë të sinqertë me veten dhe ndihen mirë në lëkurën e tyre, janë të bukur. Bukuria estetike shprehet më vonë.
-Jeni krenare që shumica e femrave do të donin t’ju ngjanin?
Sigurisht që jam krenare dhe e kënaqur. Jam gati 50 vjeçe dhe shpresoj që kam ditur të tregoj se të plakesh nuk është detyrimisht një sprovë.
-Çfarë mendoni për presionin që rrjetet sociale ushtrojnë mbi botën e spektaklit?
Më duket e tmerrshme, e shëmtuar, e bezdisshme. U kam ndenjur larg këtyre zakoneve të reja për të bërë “selfie”, postuar në rrjetet sociale… Nuk kam të bëj me këtë diktaturë të çuditshme për të bërë karrierë dhe për të ulur reputacionin tim. Për fat të mirë, sepse nuk do ta kisha duruar dot. Do të kisha vdekur. Përveç kësaj, këto mjete janë përdorur shpesh për të përhapur thashetheme apo gjëra negative për njerëzit. Në shtëpinë time, në Kaliforni, unë bëj gjithçka që fëmijët e mi të mos kenë qasje në këto instrumente.
-A do ta transformojnë Hollivudin këto rrjete sociale?
Shumë. Ka 20 vjet, dikur kishte ndonjë show televiziv, ndonjë gazetë për kinemanë. Tani, e gjithë bota e jep mendimin e vet dhe e gjithë bota ju kërkon mendimin tuaj mbi subjekte që ju nuk i njihni fare. Jam shkollë e vjetër. Asgjë s’është më e çmuar për mua se një darkë e vogël me miqtë e mi, një gotë verë e mirë…
-Pse u bëtë aktore?
Jam rritur në një terren të favorshëm. Nëna ime ishte aktore, pak boheme. Ajo bënte me tim at një jetë artistësh. Shumë shpejt, im vëlla, edhe ai aktor, u nis për New York, dhe unë e ndoqa për të provuar fatin tim. Asgjë nuk ka qenë e thjeshtë. Kam bërë lloj-lloj punësh për të paguar qiranë: kameriere, shitëse në një dyqan kë- pucësh… Dhe pastaj takova Garry Marshall që më propozoi “Pretty Woman”. Këtë e quaj fat. Për një moment gjithçka zuri vendin e vet. Kjo është e bukura e jetës.