Aktorja shqiptare Eliza Dushku iu është bashkuar kritikave për Donald Trump pas hejqes së ligjit për kujdesin shëndetësor nga ana e tij.
Në një foto të publikuar në Instagram ajo rendit të gjitha sëmundjet të cilat hiqen nga skema e përfitimit të kujdesit shëndetësor.
“Vërtet lereni këtë që të mbytet. Secili nga ne ka nje ose disa nga keto gjendje shëndetësore, që ndikojnë tek ata ose njerëzit që duan. Kush jemi ne të braktisim Amerikën tonë të semurë dhe të plagosur? Trump nuk do tja dijë. Ne duhet të qëndrojmë pranë njëri tjetrit dhe ta ndalojmë këtë sëbashku”, shkruan aktorja me orgjinë shqiptare.
Më poshtë ajo fut edhe numrin e senatit dhe bën thirrje për telefonata dhe për tu ngritur kundër ‘’Trump Care’’. (E.K/SHUPLAKA)