Aktorja e njohur Nicole Kidman, e cila ka qenë edhe një nga ambasadoret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka marrë pjesë në luftën e Kosovës për të ndihmuar kauzën e fëmijëve dhe grave atje, ka shkruar në rrjetin e saj social. Në disa fjalë të ndjera pikërisht rreth këtij misioni në Kosovë, plot 10 vite më parë ajo rrëfen:
“Kur u bëra ambasadore e Kombeve të Bashkuara, 10 vite më parë, misioni im i parë më dërgoi drejt e në Kosovë ku u takova me gra guximtare të cilat kishin përjetuar dhunën dhe ia kishin dalë mbanë. Kjo ishte hera e parë që kuptoja që të punosh për gratë dhe fëmijët ka një motiv shumë të rëndësishëm. Ato gra të forta kishin ndërtuar shtëpiza me krahët e tyre për të mbijetuar së bashku me fëmijët. Ato më pas kishin marrë trajtim special nga psikologë për të tejkaluar traumën që kishin përjetuar gjatë luftës ku iu ishte dashur të lidheshin me litar. Më pas, nga fonde të ndryshme ato janë suportuar edhe monetarisht për tu ringritur e për të jetuar ashtu siç duhet. Për mua ka qenë një eksperiencë që më ka ndryshuar jetën. Unë do doja që donacionet për to të vazhdonin edhe sot… – është shprehur Kidman.