01:05 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aktualitet/ “Opozita ka zero pushtet”, Indrit Hoxha: Nuk është çudi që Meta të krijojë parti të re

21:10 | 20/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aktualitet/ “Opozita ka zero pushtet”, Indrit Hoxha: Nuk është çudi që Meta të krijojë parti të re

Të ftuar në studion e “Aktualitet” në Fax News ishin aktivisti Indrit Hoxha, profesoreshë Drita Avdyli dhe Bitilda Mehmeti avokate ku folën për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Avdyli tha se për disa anëtarë të drejtësisë janë ndjekur tre standartet e vettingut ndërsa për disa të tjerë jo. “Sot pash një njoftim që kryeministri Zaev ka pranuar reformën në drejtësi për ta kaluar atë në çdo hallkë. Në çdo seancë gjuyqtarët kanë detyrimin të orintojnë dhe informojnë palët”.

Ish-kandidati për deputet dhe aktivisti Indrit Hoxha tha se Kushtetuta është shkelur në mënyrë flagrante me zgjedhjen e Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, ndërsa argumentoi se opozita ndryshe nga sa akuzohet si penguese e reformës, nuk ka asnjë lloj pushteti për ta bërë këtë.

“Kjo reformë ka ardhur si pjesë e një konsensusi të gjerë por me garanci ndërkombëtare. Por diçka ka ndodhur, Presidenti i Republikës ka ngritur një padi penale ndaj kryetarit të KED. Në cilin nen apo ligj është shkruajtur ‘Prokuror i Përkohshëm në detyrë’. Është bërë një propagandë e madhe që opozita është kundër Reformës në Drejtësi. Djegia e mandateve i nxori si qytetar të thjeshtë, nuk hyri në zgjedhje sepse ishin të paligjshme, opozita për herë të parë ka zero pushtet. Nëse opozita është kundër Reformës në Drejtësi, mund të më thoni se si e pengon opozita reformën kur Edi Rama ka në dorë çdo hallkë të pushtetit. Merrini me radhë të gjitha institucionet e shtetit që nuk i ka në dorë i njëjti njeri. KLSH ka nxjerr 5 milionë dollare abuzime, ku shkojnë këto para? Prokuroria ka në dorë të hetojë dhe të ndëshkojë këta përgjegjës”.

Hoxha u pyet nëse ekziston mundësia që Meta të bëjë sërish koalocion me Ramën ndërsa ai u përgjigj se nuk është në gjendje ta thotë këtë por është më e mundur që Presidenti të krijojë në një kohë të caktuar një parti të re.

Avokate Bitilda Mehmeti tha se Reforma në Drejtësi është me standarte të dyfishta ndërsa, me këtë iu përgjigj pyetjes së moderatorit Bejdo Male se përse janë lënë jashtë kësaj reforme avokatët.

“Kushtetuta është shkelur me qindra herë, që me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Përderisa është shkelur në këtë pjesë, kjo do të vazhdonte rregullisht. Shqipëria funksionon me dëshirën për ta ndryshuar, pasi SPAK-u sot ndërmerret nga mazhoranca që nesër të zbatohet nga opozita. Reforma në Dretësi është me standarte të dyfishta, dhe prandaj edhe avokatët janë lënë jashtë saj”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: aktualitetbejdo maloBitilda MehmetiDrita Avdyliindrit hoxha
Pas

Tragjike/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh, vdes gruaja dhe 4 punëtorë

Para

FOTO/ Shtiret si shtatzënë për të mashtruar policinë, por barku i saj ishte i mbushur i tëri…

Para
FOTO/ Shtiret si shtatzënë për të mashtruar policinë, por barku i saj ishte i mbushur i tëri…

FOTO/ Shtiret si shtatzënë për të mashtruar policinë, por barku i saj ishte i mbushur i tëri...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.