I ftuar në intervistën e Fax News, deputeti i Partisë Demokratike, zoti Saimir Korreshi foli rreth aktualitetit politik në vendin tonë.
Ashtu sikurse e dimë, Korreshi u përjashtua dhe një herë nga Parlamenti, por kësaj here, me një dënim më të lehtë, 5 ditë.
I pyetur nga Albi Rakip se si ai ndjehet rreth këtij vendimi, Korreshi nuk shprehu ndonjë farë emocioni:
“Tani është bërë e modës. ‘Hajde përjashtojmë Saimirin’. Por kjo nuk më pengon të protestoj”, tha ai.
Korreshi u shpreh se opozita nuk mund të vazhdojë me të njejtat ritme në parlament, duke thënë se duhet të kemi një ndryshim të mënyrës se si duhet të protestohet.
“Ne e kemi vënë në dispozicion atë që kërkojmë. Opozita nuk mund të vazhdojë me bilbila dhe pankarta. Situata duhet të agravohet, duhet të kalojmë në ngujim apo mënyra të tjera”, tha Korreshi.
-Albi Rakip: A do të ndryshojë skenari i aksionit opozitar apo do të vzhdohet me të njejtën monotoni?
-Saimir Korreshi: Besoj se po. E kam thënë edhe më parë, unë jam për një lëvizje. Duam agravim të situatës.