Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit së fundmi ka realizuar disa kontrolle në produktet ushqimore.
Ajo ka bllokuar një sasi prej 22.9 ton kripë, nga kontrollet e ushtruara në 52 subjekte ku ka vendosur 9 gjoba për bizneset në vlerën totale 3,750,000 lekë .
Kripa është sekuestruar me pretekstin se ka probleme në në zinxhirin ushqimor ‘kripë për konsum njerëzor dhe industrinë ushqimore’, e përkëtë arsye është vendosur urdhri I bllokimit.
Ndërkohë që në kuadër të këtij sekuestrimi, AKU ka vendosur 5 masa administrative ‘Paralajmërim’.
Masat e vendosura:
-në 5 subjekte që ushtrojnë veprimtari importuese janë vendosur 3 masa administrative “Gjobë” për import të parregullt me vlerë 3,000,000 lekë, 2 masa administrative “Gjobë” shtesë me vlerë 200,000 lekë, 2 masa administrative “Gjobë” për tregtim ushqimi të pasigurt dhe etiketim të parregullt me vlerë 400,000 lekë dhe 1 masë administrative “Gjobë” me vlerë 100,000 lekë për pengim të kryerjes së inspektimit. Gjithashtu në këto subjekte u bë dhe bllokimi i produktit kripë në sasitotale prej 22.3 ton kripë ne total.
-në 5 subjekte që ushtrojnë veprimtari përpunuese-paketuese, është konstatuar produkt kripë me nivel jodi më të ulët se norma e lejuar dhesi rrjedhoje inspektorët e AKU kanë urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit kripë për konsum njerëzor dhe në 3 prej subjekteve u vendos masa administrative “Paralajmërim” për mungesë të afishimit tek konsumatori
-në 42 subjekte që ushtrojnë veprimtari tregtuese, u konstatuan shkelje në lidhje me dokumentacionin për kthimin në origjinë të produkteve të bllokuara dhe mungesës së afishimit për njoftimin e konsumatorëve në 8 prej këtyre subjekteve dhe si rrjedhojëështë marrë masa administrative “Paralajmërim”.
Ndërsa në 1 subjekt është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën 50,000 lekëpër etiketim të parregullt të produktit si dhe u bllokua sasia prej 600 kg kripë.
Gjatë kontrolleve të kryera u morën 82 mostra të produktit kripë për analizim të nivelit të jodit. Për 74 mostra të marra, raport-analizat rezultuan konform normave të lejuara ndërsa për 8 mostra të tjera raport-analizat rezultuan jashtë normave të lejuara dhe për rrjedhoje Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi bllokimin e menjëhershëm të produktit dhe njoftoi Inspektoriatin Shtetëror të Shëndetësisë.