Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe dogana Durrës kanë bllokuar një sasi prej 14.5 ton birrë me origjinë gjermane.
Bëhet me dije se birra kishte ardhur tranzit nga Italia dhe destinacion kishte Shqipërinë. Arsyeja e bllokimit është mungesa e dokumentacionit konkretisht raport-analiza e produktit.
Aktualisht sasia e mallit ndodhet në magazinë e doganës së Durrsit dhe I është lënë afat për plotësimin e dokumentacionit.
Ndërkohë që produkti ende nuk është sekuestruar por është bllokuar përkohësisht.