15:46 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

21:43 | 30/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit.

Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave të kryera, treguesi Salmonelë ka rezultuar negativ te subjekti prodhues dhe furnizues, ndërsa infektimi ka ndodhur në ambientet e institucionit arsimor.

AKU thotë se mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonella spp.

Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonella spp.

AKU thotë se nga këto informacione të marra deri në këto momente, mendohet se kontaminimi i vezëve në Kopshtin Nr. 1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e institucionit, nga faktorë të tjerë që nuk lidhen me produktin ushqimor (pra jo nga produkti vezë).

AKU thekson se analizat e konfirmuara, sipas këtij informimi publik, në lidhje me rezultatet negative për Salmonella spp te subjekti prodhues dhe furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjetet sociale.

“Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal,” thuhet në njoftimin e AKU-së.

Njoftimi i plotë i AKU-së:

Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit, sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin vezë, konfirmon:

Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonella spp. Gjithashtu, nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU, është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për salmonelozë, dhe rezultati ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).

Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonella spp.

Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonella spp.

Nga këto informacione të marra deri më tani, mendohet se kontaminimi i vezëve në Kopshtin Nr. 1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e vetë kopshtit, nga faktorë të tjerë që nuk lidhen me ushqimin (jo nga produkti vezë).

Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh-së, nuk kemi pasur raste të tjera problematike me Salmonella spp., për të cilat jemi në komunikim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU-së, janë të pasakta dhe përbëjnë dezinformim publik.

Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave nuk mund të kufizohen vetëm në komentimin e mostrave të marra nga Kopshti Nr. 1 Gramsh, subjekti i ngjarjes.

Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), si dhe VKM nr. 760, datë 16.09.2015 “Për kërkesat për gjurmimin e ushqimit dhe ushqimit për kafshë përgjatë zinxhirit ushqimor”, saktësohen proceset e gjurmueshmërisë në rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.

Kushdo që ndjen nevojën për komente në raste të tilla, duhet të presë për sa kohë procesi i gjurmueshmërisë dhe analizat përkatëse nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e zinxhirit: nga subjekti i ngjarjes, te furnizuesi dhe deri te prodhuesi.

Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen, kushdo që bën deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta, mund të jetë objekt i një procedimi penal.

Analizat e konfirmuara sipas këtij informimi publik të AKU-së, në lidhje me rezultatet negative për Salmonella spp te subjekti prodhues dhe furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e disa postimeve në rrjetet sociale.

Në zbatim të detyrimeve ligjore dhe me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim.

Pas

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Para

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Para
Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

 



Të Fundit

Rinumërimi nis të martën / Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/Reagon Kaja Kallas: BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë! Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore!

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

Përfshihet nga flakët rrokaqielli në Dubai, evakuohen 400 banorë nga godina, pamjet e frikshme

PAMJET/ Përfshihet nga flakët e zjarrit një pikë grumbullimi hekurash! Nisin hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes

Vriten edhe tre shkencëtarë bërthamorë iranianë, bilanci rritet në 9, Izraeli: Të frenojmë ambiciet bërthamore të Iranit

Dështoi dy herë të vriste biznesmenin/ Arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj, i dënuar me 22 vite burg

Gjykata e Apelit të GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet, avionët tani janë gati drejt Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.