Edhe sot nga Partia Demokratike janë hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut Veliaj për përfshirjen dhe përgjegjësinë e tij në vdekjen e të riut Ardit Gjoklaj në landfillin e sharrës. Ditën e djeshme u publikuan disa foto ku Veliaj shafqej në shoqërinë e prokurorit të çështjes dhe sipas Partisë Demokratike kjo synon kapjen e çështjes, në mënyrë që fajtorët të mos gjenden.
‘’Erjon Veliaj ka të paktën tre kallëzime penale në organin e akuzës, për ndërtim pa leje, shpërdorim detyre që solli si pasojë vdekjen e 17 vjecarit Ardit Gjoklaj, dhe falsifikim firme, e provuar tashmë dhe e pranuar nga vetë ai, e megjithatë, shqiptarët e shohin kryetarin e bashkisë së Tiranës, herë si dasmor të prokurorit të Tiranës, herë si mik drekash e darkash në restorante.
Prej gushtit, Veliaj është përgjegjës për vdekjen e Arditit, dhe mbarë shoqëria kërkon drejtësi. Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal në organin e akuzës, por prokuroria ka prioritet marrëdhëniet e mira me Veliajn, ftesat për dasëm e dreka-darkat, dhe jo hetimin dhe drejtësinë.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të ndërhyjë dhe të mos lejojë mbylljen e dosjeve me qoka e shkëmbime favoresh. Partia Demokratike gjithashtu e kujton Erjon Veliajn se në mos sot nesër do të ketë drejtësi për Arditin e shpërdorimet e falsifikimet e tij, krime të rënda që sdo të mund ti mbyllë nëpër dasma e restorante’’, thuhet në deklaratën e PD-së. (E.K/SHUPLAKA)