Ditën e djeshme gazetari Alfons Zeneli lëshoi akuza të forta lidhur më një rast pedofilie në Kishën e Fierit.
Sipas gazetarit, Hirësi Nikolla (Arjan Pelivan Hyka) ka dorëzuar klerik një ish katekist të shpunësuar dhe të dëbuar nga Kisha për abuzime seksuale në kampin e fëmijve të KOASh-it, mbas denoncimit që bëri vetë familja e të miturit.
Gazetari thotë më tej se pavarësisht denoncimit nga ana e familjes dhe shenjave në trupin e fëmijës, kryepershkopi Anastas e pa të arsyeshme që të mos e prishte lumturinë e ‘’priftit të tij pervers’’.
Reagimi i gazetarit:
Klerik pedofil në Fier
Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla (Arjan Pelivan Hyka) ka dorëzuar klerik një ish katekist të shpunësuar dhe të dëbuar nga Kisha për abuzime seksuale në kampin e fëmijve të KOASh-it, mbas denoncimit që bëri vetë familja e të miturit.
Edhe pse fillimisht katekisti ishte pushuar nga puna, ai po rekrutohej serisht. Nëna e viktimës shkoi tek Kryepeshkopi Anastas, dhe i tregoi shenjat e abuzimit seksual në trupin e fëmijës së saj, Fortlumturia e Tij e pa te arsyeshme qe mos t`ia prishte lumtirinë priftit te vet pervers dhe e dha bekimin që pedofili të hyjë në radhën e klerit të KOASh-it.
Fortlumturia e tij (dhe e atyre), kryepeshkopi i Durresit, Tiranes dhe i gjiiiiitheeeeee Shiperise, hiresia e tij Anastas pasi shperfill, perdhos, fshi nga mendja e besimtareve shqiptare At Nolin, At Visarion Xhuvanin, At Stath Melanin dhe Papa Kristo Negovanin e plot te tjere te masakruar nga parardhesit e vet te Kishes greke po injekton ne korpusin e ortoksise tone “tarbiatet seksuale” te kishes se tyre.
Kisha greke , ne raport me Shqiperine dhe ortodoksine shqiptare, ka qene thjesht nje organizate kriminale dhe terrotiste. Ka shume prifterinj te larte ne hierarkine e Kishes greke qe jane ngjirrur deri ne fund te jetes duke mallkuar publikisht shqipen dhe shqiptaret e duke bekuar pushket dhe thikat e paraushtarakeve qe masakruan popullsine civile ne Korce, Kolonje e Permet.
Tani qe nuk ushtrojne dot dhume fizike kane nisur sulm te nje lloji tjeter si ky rasti qe permendem pak me lart duke i lene besimtaret ne doren e “meshave” te prifterinjeve perverse, homoseksuale e pedofile.
Iu bej thirrje ortodoksve shqiptare qe t`i abandonojne kishat e Janullatosit. T`i abandonojne djajte e veshur me veladon. Me mire djepi bosh se shejtani brenda. Vetem keshtu mund te shpetohet nderi i ortodoksise shqiptare e cila eshte avangarde namndritur e atdhedashurise, dijes dhe besimit te vertete ne Zot.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Zyrës së Metropolisë së Apollonisë dhe Fierit, e cila mohon kategorikisht akuzat në fjalë.
Sipas tyre kleriku është përzgjedhur në këtë pozicion kundrejt të gjitha kërkesave, dhe sipas tyre nuk ka pasur asnjë denoncim nga ana e gazetarëve.
Reagimi më poshtë:
(E.K/FAXWEB.AL)