Ka pasur debate të forta sot në Kuvend mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës, lidhur me çështjen e Tojota Yaris që u kapën me miliona euro në Durrës.
Basha akuzoi drejpërdrejtë Ballën si garant të këtyre parave, duke aluduar dhe se mazhoranca është e gjitha e kapur nga paratë e drogës, dhe është vënë në përgjim nga ana e agjensive të huaja.
”Nuk mora fjalën për replikë për një arsye të thjeshtë. Derrkuci i Yarsi-t do të heqë vëmendjen nga çështjet në rendin e ditës.
Prandaj në shkelje të procedurës ja dhatë fjalën derrkucit të Yarisit. Derrkuci i Yarisit harron diçka, më akuzon mua se kam dalë me vëllain e personave që u dyshokan se janë pas parave të Toyotës.
E para e punës në qoftë se ai qenka i dyshuar, pse nuk e keni arrestuar deri më sot?
E dyta, po ju keni vëllain e trafikantit të dënuar të Ministrit të Brendshëm, hani e pini nga mëngjesi e deri në darkë me të.
Çfarë standardi keni ju?
Merre more dhe arrestoje në qoftë se është ai i dyshuar? Por nuk është ai. Derrkuci i Toyota Yaris, garanti i parave të pista të drogës, dhe nja dy të tjerë që sot nuk qenkan këtu, jeni të përgjuar nga shërbime partnere.
Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere, nuk keni për ti shpëtuar dot kësaj ju, jeni të përgjuar duke bërë pazarin me bacën në Selanik.
Ah sa keq se shërbimet tona flenë gjumë e keni kap shishin por të tjerat nuk i kapni dot. Jeni të përgjuar duke i dhënë garaci, ua kanë vënë kryqin, por të madhin do ua vënë shqiptarët shumë keq”, tha Basha në Kuvend.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post