Bashkëkryetari i LZHK, Ekrem Spahiu i ftuar në emisionin ‘nga A Kalaja’ me Aulon Kalajën në Fax News ka folur për vendimin e sotëm të SPAK, i cili i komunikoi liderit të opozitës, Sali Berisha, akuzën e korrupsionit nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Spahiu tha se kjo është lojë politike për të larguar fokusin e opozitës në angazhimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.
“Çështja e akuzës sot pas 4 vitesh ndaj Berishës është një strategji e tyre, që është e hapur.. Lëvizja e tyre është ‘Edi Rama të merret me zgjehdjet dhe opozita e Berisha të merren me SPAK-un’” tha Spahiu.
Sipas tij, drejtësia në Shqipëri nuk funksionon, dhe se duhet të gjenerojnë figurat politike me qëllim progresin e vendit tonë.
“Kjo është drejtësia në Shqipëri. Ata nuk kanë hallin që ke bërë ndonjë vepër, ata të mbajnë për arsye politike.. Pushtetin e konsiderojnë trashëgimni nga etërit e tyre.. Në 97-ën, Berishën e kanë akuzuar për lloj lloj krimesh e nuk guxonte njeri ta prekte. Sot shohin karriken të jenë në lista të sigurta për zgjehdjet e ardhshme.
Ne duam ndryshim nuk duam rrotacion. Duam njerëz që o përkushtohen këtij vendi. Në poliitikë duhet të hysh për të përfaqësuar hallet e atyre që u le marrë votën” u shpreh Spahiu.