15:29 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuza për fletët e votimit të Vaut të Dejës, KQZ deklaratë ‘urgjente’: Hedh poshtë pretendimet se…

17:16 | 15/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ jep të dhënat paraprake, sa shqiptarë votuan sot

Ditën e sotme KQZ nëpërmjet zëdhënësese së saj Drilona Hoxha ka dalë në një deklaratë për shtyp, duke u munduar kështu të sqaroj përfundimisht gjithë pretendimet e hedhura për fletët e votimit në qendrat e Vaut të Dejës.

Sipas Hoxhës këto fletë votimi janë prodhur në 29 dhe janë sjellë në Shqipëri për tu shpërndarë kështu në datë 30 qershor.

Hoxha ka dhënë dhe të tjera detaje si ora e përfunditmit të shpërndarjes apo dhe regjistrimi I hyrjes së makinës në Shqipëri duke theksuar dhe një herë vërtetësinë e fletëve të votimit.

“Fletët e votimit u prodhuna në 29 qershor nga kompania sllovene e cila ka prodhur dhe fletet e tjera të votimit.

Ato u transportuan në datën 30, rreth orës 6 të mëngjesit  në qendrën e votimit në Vaun e Dejës. Mjeti I cili ka transportuar këto fletë votimi është regjistruar në TIMS në orën 01:58 minuta. Dua të theksoj se nga Sllovenia kanë ardhur rreth 79 mijë fletë votimi drejtë Shqipërisë.”- tha ndër të tjera zëdhënsja e KQZ, Drilona Hoxha.

Deklarata e Plotë
Duke marrë shkas nga akuzat e ditëve të fundit lidhur me fletët e votimit të KZAZ-nr. 6, Vau Dejës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron opinion publik se;

Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene Cetis, e cila ka prodhuar të gjithë fletët e votimit për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019.

Pas djegies së KZAZ në datën 27.06.2019, KQZ ka kontaktuar me kompaninë sllovene për të prodhuar sërish fletët e votimit për KZAZ-në nr. 6, dhe fletët e votimit janë prodhuar paraditen e datës 28.06.2019.

Transporti i fletëve të votimit është bërë në datën datën 29.06.2019 dhe kanë kaluar Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, rreth orës 01:30-02:00 të mëngjesit të datës 30 qershor 2019.

Në proces-verbalin e mbajtur nga punonjësit e doganës në dt. 30.06.2019, ora 02:15 minuta, shkruhet në mënyrë të qartë e gjithë procedura e ndjekur nga automjeti tip “Peugeot Boxer” me targë sllovene “ CE TM 580”, në prani të Drejtorisë së Logjistikës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mjeti që transportonte fletët e votimit u regjistrua në sistemin TIMS të Policisë Kufitare në orën 01:58 minuta dhe janë kontrolluar elementët e sigurisë dhe dokumentacioni shoqërues në prani të nëpunësve të KQZ-së dhe forcave Speciale të Policisë të cilët do të shoqëronin automjetin që transportonte 79.054 fletët e votimit të paketuara në dy paleta.

Punonjësit e doganës theksojnë në procesverbal se për arsye se sitemi ASYCUDA nuk është në funksion (ristartim sistemi)pasi bëhet hedhja e të dhënave nga ora 00:00 deri rreth orës 06:00, duke u nisur nga rëndësia e mallit të ngarkuar në mjet (materiale zgjedhore), pas marrjes së dakordësisë së eprorëve të tyre dhe në zbatim të Kodit Doganor për procedurat e thjeshtuara, është aplikuar procedura e deklarimit të thjeshtuar dhe me regullimin e sistemit do të hartohej dhe deklarata doganore.

Pas kryerjes së procedurave të deklarimit të thjeshtuar, mjeti që transportonte fletët e votimit për KZAZ-në nr. 6, Vau Dejës, i është dorëzuar Punonjësve të KQZ-së, të cilët më pas kanë bërë koalidimin e produktit të mbërritur nga kompania sllovene CETIS.

Kjo procedurë ka përfunduar në orën 02:15 të mëngjesit, të datës 30.06.2019 dhe fletët e votimit janë dërguar në KZAZ-në nr. 06, e cila ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për 53 qendrat e votimit të Vaut të Dejës. Shpërndarja e fletëve të votimit ka përfunduar rreth orës 06.00 të mëngjesit, orar në të cilin Komisionet e Qendrave të Votimit startojnë punën për përgatitjen e Qendrave të Votimit, për tu hapur më pas në orën 07:00.

Gjithashtu, sipas shkresës me nr. prot 13557/1, datë 15.07.2019, të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, vërtetohet se automjeti tip “Peugeot Boxer” me targë sllovene “CE TM 580” me drejtues shtetasin K.G. Dhe shtetasin S.J., ka realizuar hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit në datën 30.06.2019, në orën 01.58.00 dhe 01.58.00. ​

Pas

“Politikën e bëjnë analistët”, Elvis Hoxha: Shqiptarët mes 2 zgjedhjesh, ja çfarë presin shumica

Para

Nuk lejoj që emri im të mbajë peng PSP-në, dorëhiqet kryeprokurorja

Para
Nuk lejoj që emri im të mbajë peng PSP-në, dorëhiqet kryeprokurorja

Nuk lejoj që emri im të mbajë peng PSP-në, dorëhiqet kryeprokurorja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksion për hapësirat publike në Lezhë, IMT në terren për evidentimin e godinave dhe objekteve të ndërtuara pa leje

22-vjeçari nga Franca përplas makinën në Sarandë/ Drejtonte në gjendje të dehur

Durrës/ Vodhi automjet në Portin e Durrësit arrestohet shtetasi çek

Tepelenë/Kapen në flagrancë dy vëllezër që kishin kultivuar 137 bimë narkotike

Presidenti Begaj dekreton largimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s

Elbasan/ Finalizohet operacioni “Cooperation”, arrestohet 19-vjeçari që theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet

Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që po ndërtonte një objekt pa leje, në pronë publike në lagjen nr. 4

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me gjobë, 32-vjeçari.

Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Kapet me naftë kontrabandë pranë Qafë Thanës, arrestohet drejtuesi i mjetit, procedohet penalisht edhe një doganier

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.