16:31 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuza për korrupsion, dënohet me 8 muaj burg Vladimir Zoto

11:44 | 26/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuza për korrupsion, dënohet me 8 muaj burg Vladimir Zoto

Dënohet me 8 muaj burg Vladimir Zoto, i cili akuzohet për korrupsion. GJKKO ka vendosur të konvertojë dënimin e Zotos me shërbim prove për një periudhë kohe prej 1 vit e 4 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.

VENDIMI I GJKKO
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Vladimir Zoto.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 47, datë 26.07.2024 vendosi

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vladimir Zoto, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
2. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Vladimir Zoto me 8 (tetë) muaj burgim.
3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Vladimir Zoto në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.
4. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit në shumën 20.000 leke, si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit. Tiranë, më datë 26.07.2024

Etiketa: korrupsionVladimir Zoto
Pas

Nga pullat fiskale te markimi i karburanteve/ Mete në Kuvend: Ja ç’përfitojnë qytetarët e bizneset

Para

Meta nga paralelja: Mirëmëngjes nga kuadrati më i famshëm në Tiranë

Para
Meta nga paralelja: Mirëmëngjes nga kuadrati më i famshëm në Tiranë

Meta nga paralelja: Mirëmëngjes nga kuadrati më i famshëm në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moska gati për një tjetër shkëmbim të burgosurish, 1200 nga secila palë

Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore në Këln, katër të plagosur

Negociatat Ukrainë-Rusi, Zelensky: Propozuam armëpushim deri sa të takohen liderët

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar: Gaza, më keq se ferri në tokë

Shtohet frika në Gjermani, ekspertët: Rrezik për sulme me dronë ndaj bazave ushtarake

Musk “shpërthen” ndaj Trump, miliarderi thellon përplasjen me presidentin

Moska akuzon Perëndimin, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse: Jeni përfshire në sulmet e Ukrainës ndaj qytetarëve rus

Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve/ Nis në data 7 deri më 9 qershor

“Viktima ishte në një makinë që shiste pula zogj”/ Artan Tafani në GJKKO: Ja si u ekzekutua Albi Bashaliu

Një kopje 700-vjeçare e Torës gjendet në Turqi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.