SPAK ka dërguar për gjykim ish-Kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, Andre Mehja, me akuzën e korrupsionit pasiv.
Sipas një njoftimi zyrtar, hetimet për procedimin penal kanë zbuluar se më 15 prill 2024, brenda së njëjtës ditë, i pandehuri ka firmosur dy vendime administrative:
Vendimi nr. 12, për prishjen e një objekti të kundërligjshëm të kundravajtësit V.N., – një tendë me konstruksion metalik dhe mbulesë sanduiç – në fshatin “Katund i Ri”, njësia administrative Bradashesh.
Vendimi nr. 13, për dënimin me gjobë ndaj të njëjtit kundravajtës, në vlerën e 500,000 lekëve.
SPAK bën të ditur se sipas hetimeve, i pandehuri Andri Mehja, duke shfrytëzuar detyrën e tij ka kërkuar dhe marrë prej shtetasit V.N. një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.