08:06 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Akuza që ‘’u la në hije’’: ‘’Rama firmos vendime pa qenë në Shqipëri’’. Del në skenë dhe Sekretari i Përgjithshëm

10:46 | 31/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Akuza që ‘’u la në hije’’: ‘’Rama firmos vendime pa qenë në Shqipëri’’. Del në skenë dhe Sekretari i Përgjithshëm

Një nga akuzat e bëra nga Manjani ditën e djeshme që u duk se u la në hije ishte dhe ajo me mënyrën sesi funksionon Këshilli i Ministrave. Përveç faktit se Ministrat duhet të marrin leje te Endri Fuga për të marrë leje del në skenë dhe një tjetër emër ai i Engjëll Agaçit, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Manjani u shpreh se për disa parregullsi që ka konstatuar në funksionimin e Këshillit të Ministrave ka raportuar, po vërejtjet e tij janë kundërshtuar nga Agaçi.

‘’Nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që nuk ka lidhje fare! Që është një nëpunës civil atje, që del edhe mbi ministrat, del edhe mbi KM dhe krijon këto situate të paqena. Sigurisht këto janë të papranueshme. Kanë qenë të papranueshme si ministër dhe do të jenë gjithmonë të papranueshme”, tha Manjani.

Ai ka vazhduar më tej duke thënë se kryeministri Rama ka firmosur vendime të Këshillit të ministrave ndërkohë që nuk ka qenë fare në vend. Sipas Manjanit këtë e vërteton edhe sistemi TIMS.

‘’Unë nuk hyj në çështje politike që po e vërteta e kësaj historie është që kjo qeveri është e kapur dhe është jashtë çdo standardi. E dini ju që qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur, për dekriminalizimin verifikojini me TIMS, kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Si një ministër drejtësie do binte dakord me këtë histori?! Dhe këto gjëra nuk duhen thënë. Cfarë kam thënë unë?’’, ka vijuar Manjani.

Ministri i shkarkuar ka thënë se të gjitha këto gjendet të rregjistruara në memorien e Këshillit të Ministrave dhe mund të fshihen vetëm nëse dikush do që ato të mos zbulohen.

‘’Ministrat nuk janë të lejuar të flasin. Kjo ka qenë e papranueshme për mua, sigurisht si funskion Këshilli i Ministrave dihet. Me kryeministri Edi Rama kemi debatuar për çështje parimore, ç’kam pasur unë them, nuk kam mbetur pishman. Të gjitha këto që po them mund t’i gjeni të regjistruara te memoria e Këshillit të Ministrave. Nëse i kanë fshirë është histori tjetër’’, ka përfunduar ai në lidhje me këtë çështje. (E.K/SHUPLAKA)

treshja
Rama, Manjani dhe Ëngjëll Agaçi

 

Etiketa: akuzatmanjaniSekretari i Pergjithshem
Pas

Sara Hoxha publikon foton e parë me të birin, ja si e përshkruan

Para

Shkarkimi i Manjanit nga detyra, flet sot Ilir Meta

Para
Shkarkimi i Manjanit nga detyra, flet sot Ilir Meta

Shkarkimi i Manjanit nga detyra, flet sot Ilir Meta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ka nisur normalisht proçesi zgjedhor në Lushnje dhe Divjakë

Zgjedhjet parlamentare, nis votimi në qarkun e Elbasanit

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

E pazakontë në Vlorë/ Vonesë në hapjen e qendrës së votimit, kryetari i komisionit humb mamanë dhe nuk paraqitet

Probleme në një qendër votimi në Sarandë, posteri i Agron Shehajt 150 metra afër godinës, kërkohet të hiqet

Probleme me pajisjet në qendrën te “Dëshmorët e Lirisë” në kryeqytet, procesi mund të rinisë pas 3 orësh me lista manuale

Nis votimi në qarkun e Vlorës, mungesë komisionerësh në disa qendra votimi

Qendra e Votimit në Berat pa drita, nuk nis procesi i votimit

Nis votimi edhe në qarkun e Fierit, të drejtë vote edhe për rreth 404 të dënuar

Zgjedhjet/ Nis votimi edhe në qarkun e Kukësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.