CIA po përpiqet të vrasë presidentin e zgjedhur Donald Trump, para se ai të marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar. Të paktën kështu është shprehur një teoricien amerikan i quajtur Alex Jones për gazetën britanike “Express.co.uk”
Sipas tij, raportet e publikuara nga CIA, që pretendojnë se Trump ka lidhje të ngushta me Kremlinin janë shenjë e një komploti të mundshëm për vrasjen e presidentit të ardhshëm.
“Ata (CIA) janë tepër të dëshpëruar tani, për arsye se Trump është gati t’u rikthejë punën shumë amerikanëve. Ai është gati të de-aktivizoje globalizmin, ai është gati të rrëzojë gjithë sistemin e tyre. Për këtë arsye unë mendoj se Cia po mundohet të gjejë mercenarë nga jashtë për ta vrarë atë.”, është shprehur Jones.
Këto deklarata të teoricienit, vijnë direkt pas lajmit se Rusia mund të ketë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale për të siguruar fitoren e Trump-it. (D.D/Shuplaka)