09:57 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Investigimi i RAI3 përdori figura të errëta, një të arratisur nga SPAK dhe një kriminel

14:26 | 04/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat e Ahmetajt, Rama: Investigimi i RAI3 përdori figura të errëta, një të arratisur nga SPAK dhe një kriminel

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat ka reaguar për dokumnetarin e RAI3, ku ish zv-kryeministri Arben Ahmetaj hedh akuza në drejtim të qeverisë shqiptare.

Rama deklaroi se investigimi i RAI3 ka përdorur figura të errëta, një të arratisur nga drejtësia e re (Arben Ahmetaj) dhe një kriminel italian të dënuar me 17 vite burg.

Edi Rama: Po me kë e kishin ata?  Ata e kishin me qeverinë e tyre dhe deri këtu janë në të drejtën e tyre të shenjtë. Por ama kur pastaj fusin në valle edhe qeverinë tonë, duke marrë autobote me llum nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës, për të thënë se marrëveshja e qeverisë së Italisë me qeverinë e Shqipërisë është jo vetëm e keqe, po edhe është bërë me një narkoshtet, me një qeveri ku shumë anëtarë të saj janë dënuar si të lidhur me mafian, ata shkelin jo vetëm mbi të vërtetën, po edhe mbi nderin e mbi dinjitetin tonë shtetëror.

Në bashkëpunim me një grusht shqiptarësh pa atdhe, pa fe, pa din e as iman, që jo nuk e bindin dot popullin këtu megjithëse shajnë e shpifin ditë-natë prej vitesh të tëra, po vetëm humbasin e diskreditohen përditë në sytë e tij, RAI 3 dha dy shfaqje të neveritshme të një gjasme gazetarie investigative. U përdorën si  heronj të shfaqjeve figura të errëta, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare për tërë të zezat, një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u, një i mbyllur në arrest shtëpie nga gjykata speciale antikorrupsion, një i përjashtuari nga Vetingu në sistemin e drejtësisë. U mor si opinionist një veteran i luftës me gjysëm të vërteta kundër meje e qeverisë sonë e ku di unë kush tjetër, ndërkohë që u trajtuan si personazhe negativë të shfaqjes, personalitete të politikës e të kulturës italiane apo lloj-lloj individësh të njohur e të panjohur në Shqipëri, duke hedhur baltë akuzash e dyshimesh pa asnjë lloj fakti.

Por në fund shfaqja që dukej si një çorbë tik-toku, qep, shqep e bashko fjalë e imazhe sipas skenarit, nuk tha asgjë të re përveç jashtënxjerrjeve të ujrave të zeza të politikës Non Grata e të kanaleve mediatike që i shërbejnë asaj llumpolitike. Asgjë pakontestueshme logjikisht, e lëre pastaj të vlefshme juridikisht, nuk nxorri pseudo investigimi italo-shqiptar, po vetëm mbarsi malin për të pjellë një mi, duke u justifikuar në fund se prova s’ka po “epo ka akuza”!

Pas

Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqje të shëmtuar

Para

Erisa Xhixho për situatën e vështirë ekonomike të shqiptarëve: Qytetari, i fundit në listën e prioriteteve të qeverisë

Para
Erisa Xhixho për situatën e vështirë ekonomike të shqiptarëve: Qytetari, i fundit në listën e prioriteteve të qeverisë

Erisa Xhixho për situatën e vështirë ekonomike të shqiptarëve: Qytetari, i fundit në listën e prioriteteve të qeverisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion me interes publik, zhvillojmë një strukturë të re financiare për shtetin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbulohet një ambient i përshtatur për Call Center në Tiranë/ Vihen në pranga dy administratorët

Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

‘Çmenden’ çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve për falimentimin e qëllimshëm të 7 fasonerive, italiani tenton arratisjen për të shmangur tatimet

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

Greqia partneri i tretë tregtar, eksportet arritën 8,5 miliardë lekë

Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.