Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili u shpreh se Dako duhet të arrestohet pas daljes së përgjimeve për kontakte të tij me të fortët e Shijakut gjatë fushatës elektorale.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Dako shkruan se: Alibeaj është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjte e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon!
Postimi i plotë i Vangjush Dakos
Ou! Edhe Enkelejd Alibeaj do padi për gjyq kështu? Mos! Ky është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjte e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon! S’ka problem, padia direkt dhe pastaj flasim para gjykatësit, meqë edhe ky vemje e llojit të vet më legen, dashka drejtësi!
(M.Q/Faxweb)