Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Lulzim Bashës ditën e sotme në Manëz i cili artikuloi sërish lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe kërkoi arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit.
Dako e ka sulmuar Bashën duke e quajtur “peshk rezervati” që për akuzat që përsërit do të përballet në gjyq.
“O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s’bëhet llaf.. Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s’do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s’e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!”, shkruan Dako. (B.H/Faxweb)