Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë ka reaguar për vdekjen e pacientit Telka Kelo e cila ishte shtruar dy ditë më parë në këytë spital për dhimbje koke, vekje për të cilën familjarët akuzuan stafin mjekësor.
Në këtë reagim thuhet se gjendja e pacientit që ka ndërruar jetë është rënduar mëngjesin e sotëm dhe pacienti është dërguar menjëherë në reanimacion ku për rreth dy orë është trajtuar nga reanimatori.
“Spitali Rajonal Korçë, sqaron se bazuar në protokollet e mjekimit pacientit i është dhënë ndihma maksimale nga personeli i spitalit. Jemi në pritje të autopsies” shkruhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë u shpreh ngushëllimet familjarëve të T.K duke sqaruar opinionin publik si më poshtë:
Pacienti T.K është paraqitur përpara dy ditësh në spital me ankesë dhimbje të kokës, menjëherë është kryer ekzaminimi i plotë duke përfshirë analiza laboratorike, EKG, eko abdominale, CT koke me contrast etj. Pas kryerjes së ekzaminimeve pacienti ka rezultuar me Kolecistit Kalkuloz.
Pas kësaj pacienti është shtruar në kirurgji. Gjendja e tij është rënduar mëngjesin e sotëm dhe pacienti është dërguar menjëherë në reanimacion ku për rreth dy orë është trajtuar nga reanimatori.
Spitali Rajonal Korçë, sqaron se bazuar në protokollet e mjekimit pacientit i është dhënë ndihma maksimale nga personeli i spitalit. Jemi në pritje të autopsisë.
Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë
(F.GJ/FAXWEB.AL)