Ish-drejtori i Burgut të Qafë Barit, Edmond Caja, duket se ka trazuar mjaft ujërat e ish-personave të përndjekur në kohën e regjimit komunist me deklaratat e bëra së fundi në media.
Ndërsa jeton prej vitesh në Gjermani, ku ka fituar dhe azil politik, ai ka hedhur akuza në një intervistë të dhënë dje për gazetën Dita për disa personazhe të njohura si Agron Tufa, Visar Zhiti dhe Bedri Blloshmin.
Mes të tjerave ai i quante këta personazhe gënjeshtarë dhe matrapazë, që tashmë dalin studiove televizive me pretendimin se kanë vuajtur në periudhën e regjimit.
Mirëpo i pari që i është përgjigjur këtyre akuzave është Lek Mirakaj, i cili shkruan se shumë persona kanë vdekur si pasojë e torturave në burgun e drejtuar nga Caja:
(M. C.) Te kishte heshtur do bente mire. Ti kerkonte te falur viktimave do bente te vetmen gje te ndershme qe mund ti vleresohesh. Po te kishte pakëz,fare pakez ndergjegje,do ulte koken nga turpi. Te shpif,siç bene per Visarin, qe nuk ka punar asnje dite ne ofiqine,tregon se ka mbetur Ai person qe te burgosurit e Qafe Barit e mbajne mend. Nejse ne kete shpifje nuk eshte pa shok,si duket fjala e Visarit I djeg disave sai bene te humbin aresyen.
Sander Sokoli vdiq ne torture,ja thyet shtyllen kurizore dhe kush e beri,Ju e dini ,ne nuk ishin aty ,po Ju vete e perhapet te verteten makaber .Te fshehesh te verteten e krimit me gjoja dokumentin qesharak te autopesise eshte cinike dhe e poshter.Siç kuptohet nga shkrimi duket se Dalip Xhabollin qe Ai i permend,nuk e ka torturuar me doren e tij.
Po kjo nuk e justifikon ate vete,Ishte komandant dhe nuk mund te thote se nuk e ka dijtur se çfar behesh ne birucat e kampit dhe te e fameshmja””kaldaja””.Pa u zgjatur,perpjekja per ti mbyllur gojen viktimave me akuza fallco per gjoja bashkepunimin me ish sigurimin,si bene Mondi e Lala Taku vetem tregon frigen qe kane nga nxjerja ne drite e krimeve qe jane kryer.Sidoqofte mesuam diçka te re,edhe Mondi paska qene pothuaj i persekutuar.
Ndojne dite do na thone qe edhe kandidatet per anetare te partise punes pothuaj ishin te persekutuar,a nuk e benin stazhin ne prodhim .Per korrektese.Nuk ka asnje dyshim se ne vdekjen tragjike te bashkevuajtesit Baxhinovski ti nuk ke asnje lidhje,po qe e dine se si eshte torturuar pas revoltes dhe kush ka marre pjese ne torture,ti e din shum mire.Po oficeri i therur me thike nga na e psoniset,u qellua Gjordeni ,po officer te therur nuk pati,edhe per faktin se para terbimit te revoltuarve, policet e tu paten kembet e lehta
Çfarë thoshte Edmond Caja për Agron Tufën
Agron Tufa ky mashtrues ordiner që as më njeh e as e njoh ka marrë flamurin për të denigruar dinjitetin e personalitetin tim. Edhe tani në konfliktin e radhës me zotin Braho, bredh nëpër ekranet e televizioneve me teorinë, se zoti deputet e sulmoi për shkak se ky e paska akuzuar si kriminel Edmond Cajën. Vëreni në pak kohë se çfarë sajon, pa iu dridhur syri. Unë kam urdhëruar ish-sigurimin e shtetit për të vrare Haxhi Baxhinovskin?!
Unë paskam vënë në lëvizje deputetin për të sulmuar Agronin, që tashmë edhe jetën e ka në rrezik?! Të tëra këto i shpif sot në sy të të gjithëve, edhe pse policia thotë se H.B. u vra për arsye borxhesh, le pastaj të mendosh se sa teren pa fund i krijon vetes, për të shpifur për ngjarje që kane ndodhur këtu e mbi 30 vjet më parë.
Unë thjesht e pyes publikisht A. Tufën: A ke familje mor zotëri, a ke dinjitet, a ke së paku respekt për veten tënde?
Agron Tufa ndoshta edhe për të justifikuar detyrën që bën në Institut, del në emisione televizive kundër meje si ata që parashikojnë motin ku i mungon një shkop në dorë, se në sfond e ka hartën metereologjike me resmen time. Dhe është aq i sigurt për krimet e mia, sepse unë kam qenë me punë në Repartet e Riedukimit të Socializmit, njësoj sikur unë, pasi kam dëgjuar për të se ka studiuar në Rusi me burse falas ruse, të mbroj me stoicizëm akuzën se Agron Tufa është agjent Rus.
Për Bedri Blloshmin
Bedri Blloshmi mban flamurin e kur flet për mua për t’u bërë më i besueshëm merr rolin e Priftit e me keqardhje e hidhërim thotë para ekranit: “Aq i ri e aq kriminel”.
Ky është ai Bedriu që mbesa e vet E.V.B e etiketon si matrapaz, si të pafytyrë, që e bëri gati të vdekur për leke, duke përbaltur gjakun e vëllait etj.
Për Visar Zhitin
Edhe Poeti i persekutuar, ish-ministri e ambasadori Visar Zhiti kështu më quan kriminel.
Dëshmitar Visar Zhiti, po si nuk hoqe dore nga dëshmitë a derëzi, se derëbardhë s’të them dot. Kur erdhe në Qafe Bari nga Spaçi kam pasur debat me një kuadër, sepse s’donte që ti të punoje në minierë, ju duheshe në ofiçinë pa qene mekanik për një kombinacion operativ. Unë refuzoja sepse mendoja edhe për jetën tënde. Poeti në Ofiçinë si mekanik, s’mund të ishte gjë tjetër veçse syri dhe veshi i Partisë dhe hakmarrja s’do vononte. Veshin do të kafshonin në mes të natës bashkëvuajtësit. Ky kam qenë unë që i kushtoja rëndësi çdo hollësie, deri në detaj për të siguruar edhe jetën tënde edhe veshin tënd (mendo të të kishin damkosur atëherë se çfarë Visari do kishim sot).
Unë gjithmonë kam heshtur, deri tani kam heshtur sepse kam respektuar ata që vuajtën dhe e mirëkuptoj edhe dufin deri në urrejtje të disave syresh, por ndihem shumë keq kur bie në kontakt me gënjeshtra e shpifje…apo me epitetin e kriminelit…”
Meqë shkruan se kishe zbuluar pseudonimet e atyre që të denoncuan, pse nuk del hapur e të thuash edhe pseudonimin tënd. Në romanin tënd për Ferrin me fantazi perverse, mua ma vë një pseudonim “MONDA”. Besoj të kujtohet Brigada e të rinjve që e krijuam, për të mbrojtur dhe për t’ju hequr ju perversëve grabitqare nga thonjtë tuaj, të burgosurit e moshave të reja? Ndoshta nga ajo kohe jam bërë edhe hasmi yt.
Akuzat dhe shpifjet përpiqen t’i lidhin me rebelimin në Qafë Bari, me 22 maj 1984, madje Baxhinovski në një intervistë të tij me djallëzi thotë se revoltën (siç e quan ai) e ka bërë Mond Caja, domethënë i porsa mbushuri 25 vjeç Edmond Caja nxiti, organizoi, shtypi dhe vrau?!?!?! Në një kohe që Edmond Caja ishte thjesht një komandant policie e mbi vete kishte shefa të tjerë me kompetenca vendimmarrëse. Nga strukturat e burgjeve pozicioni im atë kohë ishte i shkallës më të ulet si funksion. S’kisha asnjë rol të drejtpërdrejtë vendimmarrje.
Por le te themi edhe një të vërtetë të padiskutueshme dhe lehtë të verifikueshme që me dashje studiuesit e tipit Tufa e Dervishi (ky hajdut dosjesh), tinëzisht e anashkalojnë. Rebelimi ndodhi dhe do të ndodhte jo për arsyet që sot publikohen rëndom se gjoja që reagim ndaj dhunës policore etj.. Shikoni një fakt të thjeshtë. Vetë tregojnë se policia atë ditë donte të nxirrte përsëri në pune pas turnit të tretë Ndue Pishën sepse ky s’kishte bëre normën. Domethënë do e nxirrnin në punë e jo e rrahën pse s’bëri normën. Dhe për të dalë në punë si punëtor i detyruar sigurisht do përdorej edhe forca. Ishim në një institucion ku kryhej dënimi me heqje lirie dhe punë të detyruar, jo kamp pushimi.
(E.K/FAXWEB.AL)