05:27 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Akuzat e Këlliçit për punësimet fiktive në shkollat e braktisura, reagon nënkryetari i Vaut të Dejës: Fushatë zgjedhore, nuk ka lidhje me të mirën e nxënësve

14:40 | 28/09/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat e Këlliçit për punësimet fiktive në shkollat e braktisura, reagon nënkryetari i Vaut të Dejës: Fushatë zgjedhore, nuk ka lidhje me të mirën e nxënësve

Deputeti i PD, Belind Këlliçi denoncoi ditën e sotme abuzimet me fondet e shkollës së mesme profesionale në Bushat. Ai tha se numri i nxënësve që bënin mësim në këtë shkollë kishte rënë ndjeshëm ndërsa numri i punonjësve ishte shtuar në mënyrë fitikive me familjarë të kryebashkiakut të Vaut të Dejës dhe zyrtarëve të tjerë bashkiakë.

“Sot Shqipëria ndodhet në një situatë kur të rinjtë largohen nga vendi. Shkollat më të mira po mbyllen. Edhe në zona të thella të Shqipërisë kur institucionet janë themeluar me fonde të KiE, ato shkojnë drejt mbylljes për shkak se vidhen paratë që dedikohen për nxënësit.

Në këtë institucion numri i nxënësve që e ndjekin ka rënë me 80% ndërsa numri i punonjësve është rritur me 50%. Ato para që shkojnë për bursa dhe trajtimin e nxënësve vidhen. Bursa shkon në xhepin e kryetarit dhe nënkryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës. Kanë arritur në pikën sa vjedhin para për lekë kafeje. Të afërmit e kryetarit të bashkisë janë punësuar faktikisht. Problemi që ndodh sot është që fondet e MF shkojnë në fondet e bashkisë”, tha ai.

Pas akuzave të deputetit të PD Belind Këlliçi në shkollën “Ndre Mjeda” në Bushat, ka reaguar vetë Bashkia Vau i Dejës. Në një reagim për mediat, n/kryetari i bashkisë, Kristjan Shkreli, tha:

Akuzat janë fushatë zgjedhore e PD, nuk ka lidhje për të mirën e nxënësve të shkollës. PD e djegu palestren e kësaj shkolle. I bëj thirrje PD të mos merren me këto akuza, por të merren me gjëra më të mëdha. Kërkojmë hetimin e prokurorisë pa asnjë problem. Ne jemi të hapur për çdo hetim, pasi nuk jemi hajdutë.

Pas

Shenja paniku në Rusi/ “Putin solli luftën në shtëpinë e tij”, zyrtari perëndimor: Mund ta ketë kuptuar gabimin e bërë

Para

Shoqata e Pensionistëve dhe Sindikata e Minatorëve në Pogradec në protestë, thirrje qeverisë për rritjen e pensioneve: Ku i gjeni lekët për gradaçelat e mëdha?

Para
Shoqata e Pensionistëve dhe Sindikata e Minatorëve në Pogradec në protestë, thirrje qeverisë për rritjen e pensioneve: Ku i gjeni lekët për gradaçelat e mëdha?

Shoqata e Pensionistëve dhe Sindikata e Minatorëve në Pogradec në protestë, thirrje qeverisë për rritjen e pensioneve: Ku i gjeni lekët për gradaçelat e mëdha?

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.