Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për rindërtimin e banesave pas tërmetit është pyetur sot për akuzat e Presidentit Ilir Meta se qeveria po bën grusht shteti ndaj vendit dhe institucionit që ai drejton.
Rama ka reafuzuar të komentojë edhe për manifestimin e 2 marsit të thirrur nga kreu i shtetit, duke shprehur se është luks i madh për të, të merret me presidentin.
Rama vijoi duke thënë se Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi dhe detyra e kryeministrit është të merret me ata që kanë mbetur në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit.
RAMA: Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi, unë jam këtu për ata që jetojnë në cadra apo jetojnë në shtëpitë e të tjerëve.
Për ata jam unë këtu jo thejsht ne kete konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën, kështu që ua kam lënë juve cështjen e presidentit, është luks i madh për mua te merrem.