Ministrja e Arsimit ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave të bëra nga opozita për çështjen mbledhjes së të dhënave personale të prindërve që u kërkuan në shkolla.
Banorët e Vllahinës pyetën ministren Lindita Nikolla për sqarimin e kësaj çështje. Kryesuesja e dikasterit të Arsimit deklaroi se kjo kërkesë nga mësuesit ndaj fëmijëve tuaj është bërë për të ndërtuar një komunikim të ri me prindërit me anë të teknologjisë, për tu informuar se çfarë ndodh në shkollë dhe në politikat arsimore që ndërmerr ministria.
Deklarata e plotë
Më pyete se, ke fol çfarë ke dëgjuar në televizor, dhe unë të falenderoj shumë sepse është një arsye e fortë për të na thënë, për të më thënë mua të parës, për të më vënë aty me shpatulla për muri dhe me më thënë që hajde dhe sqaro vetë njerëzit, jo nga televizori, se sikur po dëgjoja Albana Vokshin apo dikë tjetër te Partia Demokratike se ashtu ke fol, dhe jo për fajin tënd por sepse informacionin ne e marrim vetëm nga televizioni.
Thash edhe njëher jo për fajin tuaj.
Edhe njëher xhaxha, kemi nisur: çfarë po kërkojmë? Ti ID, atë numrin e kartës së identitetit e jep në çdo shërbim që shkon. Shteti nuk e ka të vështirë, sepse kemi agjensinë edhe se ka fare të vështirë për ta bërë këtë.
Ishte, dhe po jua them dhe do ta kërkojmë dhe po vijojmë për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me ju, të përjavshëm se çfarë ndodhi këtë javë në arsimin në Vlorë.
Nuk ke interes ta dish?
Nëqoftëse nuk ke interes aty je me dëshirë. Mos u regjistro, mos i jep këto të dhëna edhe rri i painformuar.
Unë dua ta përdor teknologjinë. Kjo teknologjia, email-et e kompjuterat nuk janë kot. Janë një instrument dhe një mundësi që ne në kohë reale të marrim përgjigje nga prindërit, dhe ti them, në shkollën kot p.sh në shkollën në Bashkinë Selenicë duam të bëjmë 1,2,3,4,5 investime, më thoni nga t’ia fillojmë?
Nuk do doje që të jepje një përgjigje?
Ja pra që kjo është arsyeja.
Se e bëni këtë sikur c’është kjo ID personale! Arsyeja që ne e kërkojmë përmes shkollës është besim, Pse? Sepse mund të ketë 20, 200 Lindita Nikolla, në gjithë Shqipërinë, por ne duam atë Linditën që është realisht prindi te shkolla në Bashkinë Selenicë.
Kjo është arsyeja që kërkojmë ID, edhe mos ti veshim me këto gjëra sepse sinqerisht është e turpshme dhe ka një ligj që mbron të dhënat, ka edhe një udhëzim të ministres që fati e paska dasht që të jem po unë, se si mblidhen të dhënat nëpër shkolla. Mos u gënjeni nga historitë se të marrin ty ID dhe e marr unë tani përmes mësueses së fëmijës tënd dhe unë tani prodhoj një kartë që kur të vijm pas 4 vjetësh…
E kupton çfarë turpi i madh që është kur ti ke shtetin sot në dorë, por gjërat që janë në gjendje ti bëjnë vetë është gjëja e parë që ju shkon në mendje që ne se shohim as në ëndrrën më të keqe.
Atëherë unë do të sqarohem edhe në parlament, më kanë bërë edhe padi penale do shkoj edhe në prokurori ta sqaroj, ka edhe një hetim të hapur nga komisioneri dhe nuk më tremb asgjë.
Dua të komunikoj I dashur xhaxha.
Dua të komunikoj me prindërit e Shqipërisë sepse nuk arrij dot të jem në të gjitha shkollat e Shqipërisë në një çast, edhe të pyes se si po punon ajo mësuesja aty? Si janë tekstet? Si po punon drejtori? Si po punon drejtoresha e arsimit?
Më thoni nuk e keni ju këtë nevojë? Kur është e mundur dhe kur e kemi mundësinë pse mos ta bëjmë?
Dhe po bëhet në mënyrë të studiuar përmes specialistëve më të mirë të IT për të ngritur një sistem të sigurtë komunikimi.
Ne prodhojmë çdo javë informacion, “Neës Letter” quhet në këtë gjuhën e bukur të komunikimit dhe shkon në shumë pak njerëz. Pse? Sepse nuk kemi ndërtuar këtë sistem. Por çfarë të keqeje ke ti edhe sikur të thuash: Jazëk të qoftë që gënjen moj Lindita. Por ti mere njëherë informacionin.
Informohu.
Unë jam e bindur që këtu për shkak që ne hapëm reformat në të gjithë sektorin, ndërruam gjithë programin e arsimit, ndërruam gjithë tekstet, mendoni në katër vite. Në katër vite ndërruam sistemin e rekrutimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”. Gjëmë e madhe, hoqëm 600 tekste, por nëqoftëse ju e mendoni se ato 600 tekste që hoqëm nga sistemi ishin 600 libra në një bibliotekë, gaboheni.
Ishin 600 tituj librash që shkonin me mijra te duart e fëmijve tuaj e me miliona e miliarda para tek ata që i prodhonin. Dhe mendoni tani kur jua heq këtë llokmën se çfarë janë në gjendje të prodhojnë ato jo për Lindita Nikollën po për gjithë dynjanë.