10:11 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzat e PD për arrestimet e protestuesve në Kukës, reagon MB: Qëndrimi i opozitës, spekulim i pastër politik

21:02 | 16/04/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat e PD për arrestimet e protestuesve në Kukës, reagon MB: Qëndrimi i opozitës, spekulim i pastër politik

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me arrestimin e protestuesve kuksianë në Rrugën e Kombit, dhe akuzave se ministri Fatmir Xhafaj nuk skedon një sërë grupesh kriminale dhe individë që kanë lidhje me qeverinë.

Në reagimin e MB sqarohet se arrestimet e kryera në Kukës kanë qenë tërësisht të ligjshme dhe në përputhje me Kodin Penal. Për këtë, thuhet në reagim, ka hetuar edhe SHÇBA, duke arritur në përfundimin se është respektuar i gjithë protokolli për rastin në fjalë.

Më tej njoftimi i MB shkruan se gjithkush nga politikanët opozitarë ka mundësinë të bëjë verifikimet përkatëse për sa më sipër dhe t’i rezervojë vetes të drejtën për të mos spekuluar politikisht.

Reagimi i plotë:

Në përgjigje të deklaratave të zyrtarëve të PD, bërë pas takimit të Ministrit të Brendshëm me qytetarë të Elbasanit, e vlerësojmë të arsyeshme të reagojmë si vijon:

Lidhur me ndalimin e disa shtetasve, të cilët ishin pjesëmarrës në djegiet dhe shkatërrimet e pasurisë publike dhe asaj private në protestën e zhvilluar pranë tunelit të Kalimashit, Policia e Shtetit konform ligjit ka bërë zbatimin e urdhërimeve përkatëse të ndalimit të lëshuara nga organi i Prokurorisë, veprime të cilat në vlerësimin tonë janë tërësisht të ligjshme dhe në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Ndalimi dhe vlerësimi i masave të sigurisë është bërë nga Gjykata dhe është ky autoriteti, i cili vendos për lirimin ose jo të shtetasve të arrestuar.

Në kushtet kur politikanët opozitarë deklarues të sotëm e kuptojnë shumë mirë këtë çështje nga pikëpamja ligjore, qëndrimi i tyre kundër Policisë së Shtetit nuk është veçse një spekulim i pastër politik.

As policia dhe askush tjetër nuk mundet të imponojë gjykatën në vendimet e saj.

Ajo çfarë Policia e Shtetit mundet të sjellë në vëmendje në lidhje me këtë rast është fakti se disa prej të ndaluarve për këtë ngjarje janë persona përsëritës të veprave penale të ndryshme dhe disa edhe me precedent penalë.

Jemi të bindur se qytetarët e ndershëm të Kukësit, por jo vetëm ata, janë të distancuar nga elementë të cilët të drejtën e kundërshtimit edhe nëpërmjet protestës ndaj politikave të caktuara ekonomike të qeverisë e shfrytëzojnë për dhunë dhe qëllime të tjera politike.

Në respekt të ligjit, Ministria e Brendshme nëpërmjet SHÇBA-së bëri një verifikim të sjelljes së punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar me mbarëvajtjen e protestës së Kalimashit dhe rezulton qartësisht se është respektuar i gjithë protokolli për këtë rast, si dhe janë respektuar në mënyrë shumë korrekte kërkesat e dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale.

Gjithkush nga politikanët opozitarë ka mundësinë të bëjë verifikimet përkatëse për sa më sipër dhe t’i rezervojë vetes të drejtën për të mos spekuluar politikisht.

Politikanë të caktuar të opozitës, të cilët e kanë bërë modë tashmë sulmin kundër Policisë së Shtetit, duhet të kuptojnë se sulmet absurde kundër këtij institucioni janë tërësisht në kundërshtim me interesin publik për rend dhe siguri dhe kanë vetëm një synim, të dëmtojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për sa u përket sulmeve personale në adresë të Ministrit të Brendshëm dhe familjarëve të tij, sqarojmë se për to është dhënë përgjigje publike në mënyrë të përsëritur.

Vazhdojnë të flasin për njerëz dhe ngjarje, të cilat lidhen me kohën kur kjo opozitë ishte në qeveri dhe ka patur gjithë dijeninë dhe mundësinë për të bërë çfarë ajo pretendon se duhet të bëhet sot.

Gjithsesi, opozita ka sot gjithë lirinë dhe mundësinë e nevojshme që, nëse ka prova e fakte konkrete për zyrtarë të qeverisë, apo edhe për familjarë të tyre, të sillet në mënyrë serioze dhe në respekt të ligjit t’i prezantojë ato pranë organit kompetent, Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo është detyrë e çdo qytetari të përgjegjshëm në këtë vend.

Nga ana tjetër ndihemi të keqardhur që, në kohën kur policia po realizon aksione tepër të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar, kultivimit e trafikut të drogës dhe kapjes së autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, në vend që të bëhen vlerësime, vijojnë sulmet mediatike, të cilat tentojnë të relativizojnë rëndësinë e këtyre aksioneve.

Njëherësh, është gati si fatkeqësi që njerëz, të cilët kanë pasur gjithë pushtetin e mundshëm për të bërë diçka kundër krimit e drogës, dhe nuk kanë bërë asgjë, të dalin sot e të kërkojnë llogari, sikur të kishin zbritur nga një planet tjetër.

Lufta kundër krimit ka një kriter të pazëvendësueshëm matës – atë të rezultateve.

Etiketa: Fatmir Xhafaj
Pas

Një ditë para raportit për Shqipërinë, Kotzias: Nuk mund të ketë bisedime përmes deklaratave…

Para

Këto janë ushqimet që duhet të hani nëse jeni anemikë

Para
Këto janë ushqimet që duhet të hani nëse jeni anemikë

Këto janë ushqimet që duhet të hani nëse jeni anemikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas 12 ditësh tensioni me Izraelin, ministri iranian i Mbrojtjes viziton Kinën

Gjetjet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në vend, Celibashi: Pavarësisht progresit, sfidat mbeten të mëdha

“11 Maji” / Kryetari i SPAK: Po hetohen 43 raste për krime zgjedhore

Procesi “Metamorfoza” /Prokuroria jep pretencën për 7 të pandehurit, kërkon deri në 15 vite burg

Ngacmim seksual ndaj të miturës, pranga 64-vjeçarit në Berat

Liderët e BE-së diskutojnë sanksionet ndaj Rusisë, tarifat amerikane dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevard

Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nis hetimi për disa zyrtarë, sekuestrohet lënda narkotike

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.