15:31 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzat e PD se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, nis verifikimi për 233 kuti të tjera!

12:15 | 05/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat e PD se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, nis verifikimi për 233 kuti të tjera!

Pas akuzave të Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimit të papërdorura, janë hapur për verifikim 233 kuti të tjera votimi. Procesi ka nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit në Vaqarr, në një ambient ku KQZ ruan çdo material zgjedhor. Gjate hapjes se kutive u vu re se në kutitë e posaçme janë të mbushura me fletët e votimit të papërdorura. Edhe pse në fakt ishte një kërkesë e PD për verifikimin e të gjitha këtyre kutive, përfaqësuesit e PD jane paraqitur me me shume se  2 orë vonesë në ambientet ku po verifikohen të gjitha kutitë.

Të parat u hapën kutitë e qarkut Vlorë, të cilat rezultuan pa asnjë problem. Po vijohet me numërimin e Gjirokastrës.

Por akuzat e PD se fletët u zhdukën dhe se sipas tyre procesi u manipulua përmes fenomenit të trenit bullgar, u rrëzuan vetëm një ditë më parë nga hapja e katër kutive për Qarkun e Vlorës, ku brenda kutive të posaçme u gjetën fletët e votimit të papërdorura. Por PD, nuk u bind dhe kërkoi verifikimin e të gjitha kutive të votimit me fletë të papërdorura. PD përdori dy anëtarët e saj në KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa për ta zgjeruar hetimin edhe në këto 233 qendra votimi.

Hapja e kutive për Vlorën konfirmoi edhe qëndrimin e KQZ se nuk kemi të bëjmë me zhdukje të fletëve të votimit të papërdorura, por me një gabim njerëzor, ku komisionerët në vend se të kishin shënuar në procesverbal sa fletë votimi nuk u përdorën më 11 maj, kanë shënuar zero.

Pas

Zjarret masive në pyje, vazhdojnë evakuimet në Kanada

Para

Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

Para
Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

 



Të Fundit

Media: 450 të vrarë në Iran nga bastisjet izraelite, të paktën gjysma civilë

Përfshihet nga flakët Kodra e Krastës në Elbasan

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Mbreti jordanez: Nëse bota dështon të veprojë, do të jetë bashkëpunëtore në krimet e Izraelit

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

Tiranë/Arrestohet 32-vjeçari që plagosi me armë zjarri një të ri pas konflikti për parkim në Rrugën e Dibrës

Ushtria Izraelite: Irani nuk do ta shndërrojë Lindjen e Mesme në varreza

Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Shpërthen vullkani në Indonezi, shtëllunga gjigande e tymit ‘pushton’ zonën

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.