Prej disa ditësh Partia Demokratike ka denoncuar një pjesë të tenderave të qeverisë, që sipas tyre janë dhënë në mënyrë abuzive për miqtë e Edi Ramës, dhe familjarët të tij.
Por për zërin zyrtar të qeverisë për mediat, Endri Fuga të gjithë këto sa janë thënë janë budallallëqe, dhe është e kot që të kesh edhe një përgjigje.
‘’Dje njeri, sot tjetri. Pergojojne njerez e hedhin ne eter shifra shumemilioneshe, duke e bere te kote qe t’u pergjigjesh per cdo budallallek! KM dhe qeveria jane te vendosur te cojne perpara reformat dhe te fokusojne te gjithe vemendjen tek njerezit e tek puna ne sherbim te tyre”, shkruan Fuga.
Akuzat e PD-së dje ishin se Rama i ka dhënë tendera me vlerë 15.6 milionë euro baxhanakut të tij Armand Frangu, ndërsa sot denonconin lidhjen e Ramës me biznesmenin Agron Papuli. Ku ky i fundit duke përfituar nga marrëdhënia me Ramën ka marrë miliona nga Buxheti i Shtetit.
(E.K/FAXWEB.AL)