Pas deklaratës së degës së Partisë Demokratike në Korçë për ndërtimin e TEC-it, ka reaguar Bashkia.
Bashkia Korçë është shprehur se deklarat e PD-së janë të pabaza sa I përket dhënies së firmës nga kryebashkiaku.
Sipas Bashkisë, kjo është përpjekja e më e dëshpëruar, pasi kërkojnë të fitojnë disa vota në zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas bashkisë Sotiraq Filo ka qenë gjithmonë kundër ndërtimit të TEC-it, këtë gjë e ka shprehur që në dëgjesën tetorit të vitit 2018.