Deputeti i PS-së, Ulsi Manja përmes një prenoncimi për media i është përgjigjur deklaratave të vazhdueshme të PD-së për audiopërgjimin në Strasburg..
Manja u shpreh se Biba dhe dhe Bianki po flisnin siç mund të flasin dy shokë në kafene dhe nuk ngurron të ironizojë se zbulime të tilla mund t’i bëjë vetëm Lulzim Basha.
“Opozita e sotme e di shumë mirë çështjen e pronave dhe detyrat që duhet të mbush qeveria sipas vendimit pilot të gjykatës së Strasburgut. Por Bianki dhe Biba po flisnin si dy shokë në kafe dhe tani del audiopërgjimin.
Deklaratat tregojnë se PD ka arritur fundin. Një audio përgjim i prerë dhe i modifikuar siç donin ata. Zbulime të tilla mund të bëjë vetëm Lulzim Basha”, u shpreh ai.