15:08 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzat e PD-së për Xhafajn reagon Hysi: Fatmirin se baltos dot njeri, LSI-ja ka votuar pro ndryshimeve të nenit

11:21 | 11/05/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat e PD-së për Xhafajn reagon Hysi: Fatmirin se baltos dot njeri, LSI-ja ka votuar pro ndryshimeve të nenit

Lidhur me akuzat e PD-së se Fatmir Xhafaj ka ndryshuar një nen të procedurës penale që lidhet me ekstradimin për të favorizuar të vëllanë e tij ka reguar dhe deputetja e PS-së Vasilika Hysi.

Ajo thotë se punën e bërë nga Xhafaj për Reformën në Drejtësi nuk mund ta baltosë askush, dhe se opozita është në kërkim të një kauze të re pas lënies së mandatit nga ana e Tahirit.

Hysi ngre pyetjen se pse PD-ja nuk ka folur një vit më parë kur është ndryshuar Kodi i procedurës penale, po e bëjnë pikërisht sot.

Reagimi i plotë:

Reformën në drejtësi dhe kontributin e Fatmir Xhafës nuk mund ta baltosë asnjëri dhe zbatimin e saj nuk mund pengojnë. Reforma në drejtësi do ti ofrojë qytetarëve drejtësinë e munguar.
Më poshtë do gjeni prononcimin tim për ketë çështje, meqenëse më thanë se më është përmendur emri im nga kolegë të opozitës.

Ndihem e keqardhur që opozita sajon histori të pavërteta.

E ndodhur pa ndonjë kauzë dhe në vijim të misionit të saj të nxijë situatën në prag të vendimit të hapjes së negociatave dhe e frikësuar nga ecuria e procesit të vetingut krijon një zhurmajë me shtrembërim të fakteve.

1 Projektligji është produkt i punës së ekspertëve të komisionit të reformës në drejtësi.

  1. Me mbylljen e komisionit, projektligjet u depozituan në Kuvend me firmën e deputetëve.
  2. Projektligji për Kodin e Procedurës penale u depozitua nga ana ime për tu shqyrtuar në komisionin e ligjeve.
  3. Projektligji iu nënshtrua konsultimit publik me punonjës të praktikës dhe ekspertë të fushës. Kjo është praktikë për çdo projektligj.
  4. Sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, të pranuara u reflektuan në çdo nen për të cilin kishte sugjerime.
  5. Është procedurë normale që një projekt ligj të diskutohet dhe nene të veçanta të amendohen.
  6. Drafti i diskutuar në komision reflekton projektin e propozuar së bashku me të gjitha komentet dhe sugjerimet e reflektuara.
  7. Neni që është kazusi i radhës i opozitës është reflektim i konventës se ekstradimit, protokolli shtesë.
  8. Kur një projektligj pëson shumë ndryshime, miratohet si variant integral. 
    10. Në komision është votuar varianti që është në fuqi.
  9. Ky variant i miratuar është dërguar me e- mail anëtarëve të komisionit, Ministrisë së Drejtësisë, gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision dhe pas miratimit të tij, para kalimit në seancë, Euralusit, OPDAT, Prokurorisë së përgjithshme, deputetëve LSI. PD ishte në çadër.
  10. Ky projektligji është bërë publik në faqen e Kuvendit para votimit në seancë plenare.
  11. Raporti ka pjesë integrale të tij gjithë projektligjin e votuar që i është përcjellë seancës plenare.
  12. Opozita ka pasur gjithë mundësitë dhe kohën e mjaftueshme të studionte projektligjin dhe gjithë sugjerimet e ardhura, të merrte pjesë në diskutimin e konsultimit publik dhe në komision, ta lexonte projektligjin e ndryshuar para se të miratohej në komision dhe të kalonte në seancë plenare. Madje nëse, opozita nuk donte përafrimin e projektligjit me konventën evropiane të ekstradimit, protokolli 4, neni 3, mund ta bënte amendament 24 orë para seance.
  13. Dhe e fundit: Pse opozita nuk e ngriti ketë problem gjatë 1 vit e më shumë, por pikërisht tani kur reforma ka hyrë në rrugë të mbarë dhe ish kolegu Tahiri nuk i dha shansin opozitës të vazhdojë ta ketë si kauzë të saj.
  14. Që kolegu Xhafa do ishte objekt sulmi nuk kishte asnjë mëdyshje. Reforma në drejtësi ka tronditur shumë themele të mureve të shtrembër dhe ka cenuar shumë interesa dhe persona që janë të lidhur me interesa të paligjshme.

Por të artikulohet akuza të tilla, pa marrë gjithë praktikën parlamentare, sidomos kur nuk ke pranuar të kontribuosh në diskutimet e projektligjit është shumë e shëmtuar dhe e dëmshme.

Unë do doja të falënderoja gjithë ekspertë e reformës në drejtësi dhe punonjësit e praktikës që kontribuan dhe veçanërisht kolegun Xhafaj për drejtimin e komisionit të reformës në drejtësi, metodologjinë dhe procesin transparent dhe gjithëpërfshirës.

Faleminderit!

 

Pas

A favorizohet Juve nga arbitrat? De Biasi ‘sherr’ me gazetarin

Para

Neni për ekstradimet, vjen mbështetja e parë për Xhafajn: Vlerë historike, bravo i qoftë!

Para
Neni për ekstradimet, vjen mbështetja e parë për Xhafajn: Vlerë historike, bravo i qoftë!

Neni për ekstradimet, vjen mbështetja e parë për Xhafajn: Vlerë historike, bravo i qoftë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi

USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar

Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar

Izraeli arreston Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein

Sherri mes turistëve italianë në Sarandë, dy grupet përleshen dhunshëm në mes të kalimtarëve

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 48 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 54-vjeçari

Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht 2 persona

Real përgatit ofertën e “çmendur”, 115 mln euro për Rodrin, për City-n mesfushori spanjoll është i pashitshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.