Prokuroria Speciale Publike në Maqedoni publikoi dje raportin e punës dhe shpalli edhe 17 aktakuzat e reja. Në bazë të tyre akuzohen 101 zyrtarë, të cilët në të kaluarën kanë bërë keqpërdorime të detyrës.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është në qendër të shumicës s aktakuza nga Prokuroria Speciale Publike.
Përveç tij, edhe 100 persona tjerë janë nën hetime.Por çfarë e shpëton Gruevskin nga burgu? Imuniteti i deputetit.
Mbajtja e Gruevskit me imunitet është në duar të komisionit për Çështje Imuniteti dhe Mandati.
Sipas Kushtetutës së Maqedonisë, deputeti ka imunitet dhe nuk mund të burgoset pa votën pro të Kuvendit dhe komisionit në fjalë. Deputeti mund edhe të burgoset nëse gjykatat e vendit parashikojnë dënim me burg që zgjat më pak pesë vite.
Kjo pritet të shihet nëse Gjykata Penale sot do pranojë aktakuzat e Prokuroria Speciale Publike, dhe nëse do të fillojë të punojë për këto çështje.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post