19:22 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzat e Ramës dhe Braçes kundër prokurorit Arjan Ndoja për vendimin ndaj ish-drejtorit të Kadastrës, reagon KLP

16:28 | 07/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Luan bixhoz në Monte Carlo”, zbulohet kush është prokurori që Rama e akuzoi për lidhje me grupet kriminale

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas akuzave publike të zëvendës kryeministrit Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama, ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, pas arrestimit të drejtorit të Kadastrës në Durrës Liridon Pula

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në një deklaratë për mediat thekson se “deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.”

Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.

Kujtojmë se Erion Braçe, i pranishëm në seancën gjyqësore të ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, i cili u la në burg, tha se nga ajo çfarë ka dëgjuar në seancë, prokuroria nuk paraqiti asnjë provë për akuzën e ngritur dhe se gjithcka vjen në formë presioni për të legalizuar pallate dhe toka të bandave.

Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në Kuvend, pa përmendur emra foli për një Prokuror në Durrës i cili sipas tij është lidhur me krimin e organizuar dhe se u bën shantazh nëpunësve të shtetit, ndërkohë që deklaroi se Drejtësia që po bën do ta arrestojë.

Reagimi i plotë i KLP-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni shtetëror i ngarkuar nga Kushtetuta me detyrën për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe statusin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Në ushtrim të kësaj detyre, ne ndjekim me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe të prokurorëve të veçantë.

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje deklarimet publike të drejtuesve të qeverisë në lidhje me procedurat ligjore të ndërmarra nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurisë ndaj drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërmendura janë të tilla që mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurave të tjera ligjore.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon deklaruesit, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i Republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore duhet të denoncohen pranë Prokurorit të Përgjithshëm (deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucioneve të veting-ut.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve të Republikës të vijojnë punën me përgjegjshmëri të lartë në zbatim të kompetencave të tyre kushtetuese për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në shërbim të shoqërisë.

Mënyra më e mirë për të arritur tek e vërteta është respektimi i procedurave dhe i institucioneve të ngarkuara nga ligji me dhënien e drejtësisë.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: arjan ndojiKLPliridon pulareagon ndaj braces dhe rames
Pas

Plagosja me thikë në Vlorë, arrestohet pronari i lokalit

Para

“Venecia” për Presidentin, flet Monika Kryemadhi: Ka individë që kanë fluturuar nga Tirana drejt Strasburgut

Para
‘Po negociojmë me ndërkombëtarët’, Kryemadhi: E kam këshilluar Bashën, të jem si ai që sot futem në zgjedhje me Ramën

"Venecia" për Presidentin, flet Monika Kryemadhi: Ka individë që kanë fluturuar nga Tirana drejt Strasburgut

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

“Festë” në rrugët e Tiranës, tifozët shqiptarë e presin sfidën me këngë e valle! Si është atmosfera përpara Shqipëri-Serbi

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

I “tradhtoi” GPS/ Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar një ditë më parë në Itali që furnizonte me drogë zonën e Puglias, korruptoi një karabinier

Trump: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.