Akuza të rënda janë shkëmbyer ditën e sotme mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu. Pas akuzave të drejtpërdrejta të Prokurorisë së Pëgjtihshme, mësohet se Donald Lu është takuar me Saimir Tahirin.
Ambasadori u prit nga ministri i Brendshëm në ambientetet e kësaj ministrie. Më herët, flitet se ambasadori amerikan ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Paraditen e sotme, Donald Lu, akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, se është kundër reformës në drejtësi. Sipas Lu-së, gjatë procedurës së hedhjes të shortit për anëtarët e KED-it, Llalla solli vetëm 3 emërime, duke cenuar Kushtetutën. (XH.A/SHUPLAKA)