02:31 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzat e Topallit, flet Ristani: Pse e futëm ish-kryetaren e Kuvendit në kryesinë e PD

16:15 | 23/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat e Topallit, flet Ristani: Pse e futëm ish-kryetaren e Kuvendit në kryesinë e PD

Edhe pse në statutin e ri të PD-së parashikohet që kryetari të japë dorëheqje nëse i humbet zgjedhjet, kjo nuk ka mjaftuar për kritikët e kryetarit të PD-së Lulzim Basha të cilët kanë akuzuar fort atë se ka blinduar veten e tij në krye të PD-së. Ata kanë kërkuar kufizimin e mandatit të kryetarit kur ai humb zgjedhjet.

Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani thotë se ndryshimet e reja janë bazuar mbi modelet e CDU-së gjermame dhe konservatorëve anglezë, duke ia lënë anëtarësisë përmes një anëtar një votë të drejtën për t’a votëbesuar apo jo një kryetar, qoftë ky edhe humbës. Ndërsa shkarkimi i tij bëhet me propozim të gjysmës së Këshillit dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

“Dorëheqja është akt moral e personal. Në partitë e djathta s’ka kufizime në statut. Kemi menduar që kryetari do kalojë ne filtrin e anëtarësisë dhe nëse anëtarësia s’e votëbeson apo jo është në dorën e saj. E gjithë anëtarësia pret që PD të marrë pushtetin dhe nëse kryetari çon në humbje, anëtarësia s’e voton. Ne mjafton të garantojmë një set rregullash për të garantuar garë të ndershme dhe barazi mes anëtarëve që do garojnë dhe është në dorën e anëtarësisë nëse do një kryetar që çon në humbje ose jo”, ka thënë Ristani për Klan.

Ai shpjegon edhe ndryshimet në kryesi, forum i cili nuk do të ketë më 57, por 27 anëtarë. Ai mohon përjashtimin e figurave aktuale, pasi të gjithë mund të jenë pjesë e garës.

“Do jetë një trupë prej 15 vetësh dhe në këtë trupë mund të ketë propozime dhe këto figura të jenë përsëri, do varet nga propozimet. Ne s’i lëmë propozimet  vetëm në diskrecion të kryetarit të PD, por që edhe 15 përqind e firmave të Këshillit Kombëtar të paraqesin alternativa duke marrë edhe figura të tjera. Zgjerojnë kompetencën  e institucioneve kolegjiale jo vetëm tek kryetari”.

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve refuzon të flasë për emra të përveçëm kur pyetet për rikthimin e Jozefina Topallit në Këshill Kombëtar dhe thotë se më shumë sesa emrat, rëndësi kanë parimet.

“Ishte shumë e drejtë që ish – kryetarja e Kuvendit të jetë në këshill, ishte propozim racional dhe shumë i drejtë, por statuti s’ka të bëjë me emrat”.

Vetë ish-nënkryetarja e demokratëve Topalli tha se një përcaktim i tillë ka qënë në statutin e PD-së. Të paktën në dy çështje, atë për përfshirjen në Këshillin Kombëtar të ish-kryetarëve të kuvendit, si dhe për tkurrjen e numrit të anëtarëve të kryesisë duket se grupi i punës e ka parë të udhës që të shkohet tek përcaktimet statutore në kohën kur PD-ja drejtohej nga Sali Berisha.

Kujtojmë q ëish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e cilësoi si “e premte e zezë” mbledhjen e Këshillit të PD-së ku sipas saj Lulzim Basha e varrosi demokracinë pasi vetëm për politikë nuk lejoi të fliste.

Ndërsa lajmet që qarkulluan për rikthim të saj në strukturat e PD-së ajo e cilësoi si një hile të Bashës. (B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: Arben RistaniJozefina Topalli
Pas

U largua nga topçinjtë pas 22 vitesh, zbulohen dy klubet e mëdha ku mund të shkojë Wenger

Para

Ndotja e krijuar në Kashar pas djegies së fabrikës, eksperti: Banorët të ndjekin këto këshilla

Para
Ndotja e krijuar në Kashar pas djegies së fabrikës, eksperti: Banorët të ndjekin këto këshilla

Ndotja e krijuar në Kashar pas djegies së fabrikës, eksperti: Banorët të ndjekin këto këshilla

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.