11:37 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzat e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK/ Reagon KLP: Sulme të vazhdueshme dhe përpjekje për presion

11:53 | 25/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
KLP emëron 23 prokurorët e rinj, ja si shpërndahen

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ndaj sulmeve të vazhdueshme dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK, duke përfshirë edhe prokurorin Olsi Dado.

KLP shpreh shqetësimin për deklaratat dhe etiketimet denigruese që po dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare, duke theksuar se çdo ankesë ndaj prokurorëve duhet të trajtohet sipas ligjit dhe brenda kuadrit institucional. Këshilli ka bërë thirrje për respektimin e standardeve etike në raportimet mediatike dhe ka kërkuar durim dhe maturi në këtë proces.

DEKLARATË PËR MEDIA E KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Olsi Dado. Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. KLP rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore. Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi. Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor.

Pas

Sot afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ! Pritet të regjistrohen 25 parti. Mbi 181 mijë persona do votojnë nga diaspora

Para

“Po zhduken dokumentet”/ Bashkia Tiranë reagon pas denoncimit të Berishës: Proces rutinë për zhvendosjen e arkivës

Para
“Po zhduken dokumentet”/ Bashkia Tiranë reagon pas denoncimit të Berishës: Proces rutinë për zhvendosjen e arkivës

“Po zhduken dokumentet”/ Bashkia Tiranë reagon pas denoncimit të Berishës: Proces rutinë për zhvendosjen e arkivës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

Në bashkëpunim me ENFAST dhe autoritetet italiane, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

SPAK përfundon hetimet për UBT: 28 të pandehur për tenderat e Universitetit Bujqësor

Kultivonte kanabis mes parcelës, arrestohet në flagrancë në Lezhë

Vajza 19-vjeçare e zhdukur në Peru gjendet e vrarë dhe e copëtuar

Tepelenë: Arrestohen Babë e Bir për Kultivim të 194 Bimëve Kanabis

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.