Pas takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla, i thirrur nga vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, thuhet se Nishani ka refuzuar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu. Referuar burimeve zyrtare për një portal online, flitet se presidenti i cilëson si mjaft të rënda akuzat e adresuara ndaj Adriatik Llallës.
Thuhet se Kreu i Lartë i Shtetit ka kërkuar kohën e nevojshme për t’u njohur në detaje mbi pretendimet e ngritura publikisht sot nga ambasadori amerikan.
Nga ana tjetër, burime zyrtare për “Syri.net” shprehen se Bujar Nishani nuk ka marrë asnjë kërkesë për takim me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu. Kështu që nuk ka asnjë kërkesë për t’u përgënjeshtruar.
Ndërkaq, Donald Lu, ka zhvilluar sot takim “kokë më kokë” me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. (XH.A/SHUPLAKA)