00:10 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Akuzat në Parlament se shiti Hotel Dajtin, Sali Berisha: I jam mirënjohës Bankës që e bleu! E rikonstruktoi dhe i ruajti origjinalitetin, është ndërtesë që trashëgohet

13:08 | 04/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat në Parlament se shiti Hotel Dajtin, Sali Berisha: I jam mirënjohës Bankës që e bleu! E rikonstruktoi dhe i ruajti origjinalitetin, është ndërtesë që trashëgohet

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave në Parlament se shiti Hotel Dajtin për t’u dhënë bonusin pensionistëve. “Po në qoftë se e kam bërë për atë qëllim, kam bërë gjënë më të mirë”, u shpreh Berisha, i cili shprehur mirënjohjen për Bankën e Shqipërisë që bleu Hotel Dajtin.

Kryedemokrati deklaroi se Banka e rikonstruktoi godinën dhe i ruajti origjinalitetin, teksa shtoi se është një ndërtesë që trashëgohet. “Ia shitëm Bankës, i jam mirënjohës Bankës që e bleu, pavarësisht se ata e arrestuan Fullanin në verbëri, pa asnjë fakt për atë blerje, që ishte e tëra ligjore. Po kullë aty nuk do ndërtohej. Nuk mund ta merrnin oligarkët atë”, tha Berisha.

Ndërsa shtoi: “E mori Banka, e ka rikonstruktuar, i ka ruajtur origjinalitetin e vet dhe ajo është ndërtesë që trashëgohet, që tregon se Tirana edhe në vitet ‘40 të shekullit të kaluar ka pasur ndërtim të tillë, e nderon.”

Sali Berisha: Unë dua të shpreh sot vlerësimin më të madh për përkushtimin dhe punën që keni bërë në debatin për procesin themelor vjetor për çdo parlament dhe çdo vend, që është buxheti.

Mendoj se në diskutimet dhe në përgatitjet që bëri grupi parlamentar, jashtë propagandës, bëri gjithçka për të adresuar problemet më të dhimbshme, më të mprehta të shoqërisë së sotme shqiptare, të krijuara nga kjo vjedhje që tejkalon çdo imagjinatë të fondeve dhe pasurive publike, por të shoqëruara nga një humbje totale e ndjeshmërisë të atyre që vjedhin nga viktimave të tyre, qytetarëve.

Mjafton t’u rikujtoj këtu se si Lubi Balluku përsëriste dje, duke kujtuar se më akuzonte, se ka shitur Hotel Dajtin për t’u dhënë bonusin pensionistëve.

Po në qoftë se e kam bërë për atë qëllim, kam bërë gjënë më të mirë.

Ua them ju këtu, kur shoh që ky u ka dhënë trafikantëve 6 milionë metër katrorë troje turistike me 1 euro, kurrë një mijë herë para qeveria jonë do i nxirrte në treg ato dhe paratë do ua jepte pronarëve dhe pensionistëve dhe kurrë nuk mund të vepronte në këtë mënyrë.

Pra, u kishim dhënë paratë e Hotel Dajtit pensionistëve, sikur ua kishim dhënë armiqve të egër të shoqërisë shqiptare, jo njerëzve që në çdo rrafsh, asnjëherë nuk u del borxhit. Nuk u del borxhit sepse janë prindër, janë gjyshër, nuk u del prindër se kanë shkrirë jetën në këtë vend, nuk janë larguar, kanë punuar këtu. Nuk u del borxhit sepse në mënyrë të pamëshirë, krijon një diferencë të tmerrshme midis rrogës maksimale dhe pensionit të themi maksimal.

Prandaj ne kemi bërë një gjë shumë të mirë. Keni bërë një gjë jashtëzakonisht të mirë. Edhe njëherë, ju lutem shumë, në të gjitha takimet me zgjedhësit, duhet t’ua bëni të qartë se do jenë alfa e programit tonë. Ato amendamente do votohen vitin e parë të qeverisjes sonë. Dhe ishte gjë shumë serioze, një përgatitje shumë serioze që u bë. Sigurisht që nuk do i pranonin dhe argumenti ishte se u kishim dhënë pensionistëve paratë e shitjes së Hotel Dajtit, po kjo na nderon.

Ua kishim dhënë armiqve. Ia shitëm Bankës, i jam mirënjohës Bankës që e bleu, pavarësisht se ata e arrestuan Fullanin në verbëri, pa asnjë fakt për atë blerje, që ishte e tëra ligjore. Po kullë aty nuk do ndërtohej. Nuk mund ta merrnin oligarkët atë. E mori Banka, e ka rikonstruktuar, i ka ruajtur origjinalitetin e vet dhe ajo është ndërtesë që trashëgohet, që tregon se Tirana edhe në vitet ‘40 të shekullit të kaluar ka pasur ndërtim të tillë, e nderon.

 

Pas

“Më kërcënoi, dyshon se e kam ofenduar në rrjetet sociale”, gjimnazisti denoncon mësuesin, policia e procedon penalisht

Para

U mori i pandehur nga SPAK për fshehje pasurie, deputeti Dogjani: Sulm politik sepse kam denoncuar grabitjen e pronës publike!

Para
U rrëzua interpelanca me Ramën, shpërthen Dogjani: Injoron qytetarët dhe opozitën që nuk vjen në Kuvend

U mori i pandehur nga SPAK për fshehje pasurie, deputeti Dogjani: Sulm politik sepse kam denoncuar grabitjen e pronës publike!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.