Ekipi i Vllaznisë është dëtyruar të reagojë pas akuzave të shpërndara të ekipit Kamzës, të cilat cënojnë rëndë imazhin e Klubit dhe të futbollit shkodran. Ata janë shprehur se asnjëherë nuk kanë dashur të merren me të tilla deklarta dhe se gjithmon i kanë injoruar. Sipas Vllaznisë deklartata e Kamzës kanë që prej 6- muajsh, aspak të hijshme dhe gjithmon kanë qenë të qëllimshme prej drejtuesve të ekipit.
“Kjo nuk është aspak e drejtë sepse Klubi ynë nuk është marrë asnjëherë me kundërshtarët. Deklarata e fundit e bërë mbrëmbjen e djeshme, është shumë e rëndë.
Të gjithë e dinë që KF Vllaznia është një klub që funksionon me buxhet të miratuar nga Bashkia Shkodër dhe tentativa të tilla, siç thotë klubi i Kamzës, as nuk mund të mendohen.
Përpos të gjithë këtyre gjërave, ajo që na habit është se FK Kamza që një natë para ndeshjes së saj, e di kush është arbitri! Si ka mundësi një gjë e tillë kur askush nuk e di emrin e arbitrit përveç kamzalinjëve? Si ka mundësi që Hamiti konsiderohet “komshi i shkodranëve” nga drejtuesit e Kamzës ndërkohë që ai është shpallur “non grata” prej javësh nga Vllaznia!”
Vllaznia i bëri thirrje publikisht drejtuesve të Kamzës të ndalin gjuhën e shpifjeve dhe trillimeve të nisura prej javësh dhe të shohin punën e tyre sepse kjo nuk është në të mirën e futbollit shqiptar, nuk është në të mirën e dy qyteteve. (E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post