Trupi i Michael Jackson duhet të zhvarroset për testet e ADN-së pas akuzave për abuzime seksuale ndaj të fëmijëve.
Të paktë 11 persona kanë kërkuar që eshtrat e Mbretit Popkërkuar të zhvarrosen dhe ti nënshtrohet analizave të ADN-së.
Këto raporton Radar Online e cila pohon se: “Provat e krimeve janë varrosur së bashku me Michael”. Ekspertët mjeko-ligjorë thanë për Radar se gjurmët e lëkurës dhe thonjve kanë mbetur në trupin e tij.
Po këto informacione janë hedhur poshtë nga Michael Jackson Estate, që bëri një deklaratë duke thënë se trupi i këngëtarit nuk do të zhvarroset për testet e ADN-së. Ndërsa shtoi se ishin të habitur pasi askush nuk i kishte lajmëruar për këtë zhvillim të pazakontë, raporton The Sun.
“Artikulli është i mbushur me deklarata të rreme,”-shkroi Michael Jackson Estate.