Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar ka folur për mediat lidhur me akuzat se PD është paguar nga rusët për lobim në SHBA.
Basha ka thënë se PD ka kërkuar hetim nga Prokuroria që në 27 nëntor. Më tej kryedemokrati ka theksuar se në Shqipëri është vendosur një “narko”shtet.
Sipas tij, Rama kërkon që me zhvendosjen e vëmendjes të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit dhe Olsi Ramës, që sipas tij është i lidhur me klanet e drogës në Kolumbi.
“Baltosje dhe shpifje, mjegullnajë e PS-së. PS po përgatitet të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit. Tahiri e shndërroi Shqipërinë në Kolumbi. Droga ka kaluar sepse ka garanci të lartë politike. Është vendosur një ‘narko’shtet. PS po fsheh lidhjet e Olsi Ramës me trafikun e kokainës. Olsi Rama në rreth të kuq për trafikun e kokainës. Rama do të fshehë Olsi Ramën nga lidhjet me klanet e drogës. Kapja e 613 kilogramëve kokainë në konteiner tregon se miliona euro kokainë kanë kaluar nën qeverinë e Edi Ramës. “-tha ndër të tjera Basha.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post